12:25 "Shqip" R
14:00 SELECT
Programi i plote
PUBLICITET
Të zhdukurit, kritika PDK-së
12/05/2012 19:45

Familjarët e personave të pagjetur kritikojnë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për shkak të përpjekjeve të tyre për të rrëzuar mocionin e miratuar në Kuvend, i cili e detyron qeverinë që të kushtëzoje bisedimet me Beogradin, me  zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Gjatë një konference për media familjarët akuzuan faktorin ndërkombëtar se po bën presion për shfuqizim të këtij vendimi.
 
“Ne nuk e kemi kuptur drejtpërdrejt  se  pse të shfuqizohet  ky mocion, por edhe sot e kuptuam përmes mediave se gjasmë qeveria e Kosovës ka presion nga ndërkombëtarët.  Megjithatë këta duhet të jenë këmbëngulës dhe sikur të ishin gjithmonë këmbëngulës mbrapa familjarëve, atëherë situata do të ishte ndryshe”, thotë Nusrete Kumanova nga shoqata, “Thirrjet e nënave”

Familjarët shprehen të zhgënjyer nga veprimet e deputetëve derisa thonë së kanë frikë se vendimi i Kuvendit mund të shfuqizohet sikurse ai mbi reciprocitetin. Familjarët iu bëjnë thirrje deputetëve që të respektojnë vullnetin e familjarëve të të humburve. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Hoxhaj: Daçiç, ide antievropiane
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka cilësuar krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane idetë e kryeministrit serb Ivicia Daçiç, për shkëmbime territoresh në Ballkan.
Thaçi-Westerwelle, optimistë për planin
Pas marrëveshjes vjen zbatimi. Këtë mesazh e ka dhënë të hënën në Prishtinë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle. Strukturat paralele serbe të sigurisë që veprojnë në veriun e Kosovës duhet të shpërbëhen, ka thënë kryediplomati gjerman në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Debati për pasuritë e Kosovës
Çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe ndonjë shteti tjetër, e cila ka të bëjë me pasuritë e Kosovës, shkel dhe cënon rëndë shtetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Jahjaga takon Thacin para vizitës në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti të hënën në një takim përpara nisjes për në Bruksel, Kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.
Kosova, e ftuar në samitin e Ohrit
Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Ohër, do të marr pjesë edhe Republika e Kosovës.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.