Aksident në Gjirokastër, humb jetën 19-vjeçarja
12/05/2012
Një studente 19-vjecare me inicialet R.S. ka humbur jetën në një aksident pranë qytetit të Gjiroastrës rreth orës 16:00.
Vajza sipas ekspertëve ligjorë në vendngjarje ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes së automjetit ku udhëtonte si pasagjere me bordurën anësore të rrugës pranë një magazine në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.
Drejtuesi i mjetit Emiljano Shehaj është transportuar për në spital në gjendje të rëndë. Hetimet paraprake kanë konstatuar shpejtësi të lartë të mjetit që mesa duket është bërë dhe shkak i aksidentit.
Ndërkaq drejtues mjetesh dëshmitarë në vendngjarje pohojnë
se Shehaj është përpjekur të kryejë dy parakalime të gabuara dhe në castin e fundit për të shmangur përplasjen me një autobus është përplasur me murin anësor.
Mjeti tip BMW e hapur është përmbysur disa herë pas përplasjes duke lënë të vdekur vajzën studente në Universitetin e Gjirokastrës.
Aksident në Ballsh, 3 të plagosur
Një aksident automobilistik ndodhi në rrugën nacionale Fier-Gjirokastër. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Ballshit.
Një autoveturë me targa TR 9107 H ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një autoçisternë nafte e parkuar në anë të rrugës nacionale përballë një pike karburanti.
Si rezultat i kësaj përplasje kanë mbetur të plagosur tre persona të cilet janë dërguar në spitalin rajonal e më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Policia rrugore doli në përfundimin se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe në lëvizje. / Top Channel
Rrëfimi i gjyshes së Nazimes Drita Visha, gjyshja e Nazime Vishës, rasti i të cilës ka premisa të kthehet në një kazus në jurisprudencë, kërkoi në emisionin “Top-Show”, te drejtuar nga gazetari Alban Budushi, qe dy familjet Visha dhe Muça të ballafaqohen me njëra-tjetrën.
Atentat në Kukës Pak pas mesnate është qëlluar me armë zjarri duke u plagosur rëndë
shtetasi Bujar Shehu, 29 vjeç drejtor i Bordit të Kullimit në Kukës.
Tiranë, përplasje në njësinë nr. 2 Një kontroll i një grupi auditi të Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë është bërë shkak për një konflikt disaorësh.
Vrasja e shqiptarit në Britani Duke cituar burime policore, “BBC” njofton se dedektivët britanikë, tashmë kanë identifikuar emrin e personit, që ka vrarë dy ditë më parë Xhem Krasniqin, një 31-vjeçar nga Shqipëria.
Sistemi i burgjeve private Sigurimi i të gjithë burgjeve në Shqiperi u kushton autoriteteve për çdo vit 30 milionë euro, në menyrë që jo vetëm të mos ketë arratisje, por as revolta ose edhe ngjarje të kesaj natyre.