09:00 Lajme e Moti
09:11 Horoskopi
Programi i plote
PUBLICITET
Hetimi i EULEX, antikushtetues
12/05/2012

Për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Arben Rakipin, ligji për lejimin e hetimeve të EULEX-it në Shqipëri, për të verifikuar akuzat e Dick Marty-t, ka zgjidhur vetëm një situatë politike, për kompetencat dhe privilegjet që i ka dhënë një autoriteti të huaj.

Rakipi shprehet se u demonstrua i gjithë vullneti i duhur, për t'i dhënë atë të drejtë, që shqiptarëve nuk i është dhënë asnjëherë.

"Them se ka zgjidhur situatë politike, duke e marrë në tërësi, si tek kompetencat, privilegjet, mënyrën e komunikimit të autoritetit të huaj, ashtu deri tek një mungesë totale reciprociteti, kur vjen fjala për situata të ngjashme, të cilat shqiptarët mund t'i kenë patur në jetët ose kurrizin e tyre. Gjëmat që ata kanë vuajtur gjatë këtyre viteve dhe kërkush nuk është kujdesur që të bëjë një ligj të ngjashëm, në mënyrë që t'i lejojë shqiptarëve për të verifikuar çfarë ka ngjarë me ta", thotë Rakipi.

Per ekspertin e jurisprudences, shume dispozita te ketij ligji do te krijojne nje ngerç juridik, pasi jane edhe pjese e Kodit te Procedures Penale dhe nga pikëpamja juridike ky kod ne vend, eshte nje ligj hierarkik me i larte.

"Në këtë pikëpamje shihen dispozita të këtij ligji, të cilat vihen në dyshim lidhur me aplikueshmërinë e tyre, përsa kohë ligji në pikëpamjen e hierarkike më të lartë i rregullon gjërat ndryshe. Kështu që kush ka të bëjë me këtë ligj nesër, kur ai do të nisë të aplikohet, ose kushdo që mund t'i nënshtrohet këtij ligji si dëshmitar, do të verë në pikëpyetje faktin se cilën dispozitë juridike të zbatojë, këtë që po flasim bashkë, apo elementët që janë të përshkruara hollësisht në Kodin e Procedurës, që nga pikëpamja hierarkike është ligj më i lartë", tha Rakipi.

Per ish-drejtuesin e akuzes shqiptare, dhënia e të drejtës së arrestimit nje organi te huaj eshte shqetesim akoma edhe me i madh.

"Eshtë një shqetësim i madh që ka të bëjë me autoritetin e institucioneve tona, nëse ato do të vazhdojnë të aplikojnë sovranitetin, që u është ngarkuar për të aplikuar, kur vjen fjala për ndihmën juridike të ndërsjelltë, apo do të lejojnë kolegë të tjerë që vijnë nga një juridiksion tjetër dhe manovrojnë sipas procedurave të tyre në vend. Kjo e dyta është e palejueshme", tha Rakipi.

Dhenia e imunitetit diplomatik EULEX-it eshte nje paragjykim per Arben Rakipin, se ketij organi mund t'i ndodhe dicka ne Shqiperi, duke shprehur qarte kundershtine e tij per nenin 14 te ketij ligji.  

"Mbase është menduar të rregullohet me Konventën e Vjenës, për dhënien ose njohjen e imuniteteve, por gjykoj që një autoritet juridik, qoftë edhe e EULEX-it, nuk ka një arsye të besueshme përse duhet të gëzojë një imunitet diplomatik. Duket sikur paragjykohet një situatë, kur atyre u nevojitet një mbrojtje e tillë", thotë Rakipi.

Ish-prokurori e mbyll intervisten e dhene per Top Channel, duke sqaruar se politika ishte kompakte ne vend, ne momentin me te papershtatshem dhe se i vetmi instrument, qe mund t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese per shfuqizim do te jene vetem ata qe do t'i nenshtrohen ketij ligji ose vete gjykatat qe do te procedojne me të.






/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Berisha mbyll fushatën në veri
Me një lapsus të pakorrigjuar më pas, kreu demokrat Sali Berisha, nga qyteti i Pukës, i ka bërë thirrje të rinjve, që të votojnë jo numrin 44, por 24, dhe pikërisht partinë e Reformave Demokratike të Shqipërisë, pjesë e koalicionit të majtë.
Top Story, uniteti i së majtës para dhe pas zgjedhjeve
Kemi hyrë në ditët e fundit të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit, e të gjitha palët janë në matjen e fundit të forcave dhe entuziasmit të tyre. Natyrisht që bëhen edhe premtimet e fundit, por pas kaq vitesh bëhen edhe bilancet e kësaj fushate.
Dështon edhe elektronika e Tiranës
“Atëherë, Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi: Zbatimin e procedurave të identifikimit, të regjistrimit, të pjesëmarrjes së zgjedhësve në ditën e votimit, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23, në mënyrë manuale dhe mosaplikimin e teknologjisë elektronike për këtë qëllim në qarkun e Tiranës. Kush është dakord? 4 vota pro, miratohet”.
“PBDNJ, përcaktuese në tre qarqe”
Në një lidhje direkte në edicionin qëndror të lajmeve në “Top-Channel”, kryetari i PBDNJ-së foli për pritshmëritë e forcës së tij politike dhe atë të koalicionit të majtë në tërësi, ndërsa premtoi se do të qëndrojë një aleat i Partisë Socialiste, pavarësisht rezultatit që do të nxjerrin këto zgjedhje.
Rama firmos në Kamëz
Në Kamëz, e cila konsiderohet një prej bastioneve të PD, Edi Rama dhe kandidatët socialistë të Tiranës firmosën zotimin e bërë para shqiptarëve, për të zgjidhur cështjen e legalizimeve.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.