Të premten në orët e vona të natës, Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit i riktheu skuadrës së Shkumbinit 3 pikët e hequra nga Komisioni i Disiplinës 3 ditë më parë.
Kështu Komisioni i Apelit nuk ka marrë për bazë relacionet e gjyqtarëve dhe vëzhguesve të ndeshjes Shkumbini-Flamurtari të publikuara në këtë fillim jave në emisionin “Procesi Sportiv”.
Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi fitoren në tavolinë 3-0 të Flamurtarit ndërkohë që ka konvertuar heqjen e 3 pikëve nga klasifikimi i përgjithshëm në zhvillimin e 4 ndeshjeve pa tifozë, ndërkohë që është lënë në fuqi vendimin për dënimin me pezullim nga aktiviteti për 10 ndeshje të zv/presidentit të Shkumbinit dhe deputetit të Qarkut të Elbasanit, Dashnor Sula.
Kështu pas këtij vendimi skuadra e Shkumbinit nuk është në vorbullën e “Play Out”-it dhe i duhet vetëm 1 pikë në Shkodër për të siguruar qendrimin në Superligë. Ende nuk kemi një reagim zyrtar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pak kohë më parë në një ngjarje pothuajse të ngjashme, Komisioni i Apelit në FSHF i drejtuar në atë kohë nga Arben Rakipi, ndryshoi një vendim të Disiplinës, duke hequr dënimet për Flamurtarin dhe Pogradecin.
Ky vendim i Apelit solli reagimin e menjëhershëm të FSHF i cili u distancua dhe i cilësoi si jo korrekte. Kjo gjë solli dhe dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Apelit, Arben Rakipi, që iku duke bërë disa akuza ndaj FSHF-së.
Milan, Seedorf trajner, Maldini drejtues Milani për milanistët. Klubi kuqezi do të ketë sezonin e ardhshëm Clarence Seedorf si trajner dhe Paolo Maldini në një rol të rëndësishëm drejtuesi.
Beckenbauer: Dortmundi nuk ka shanse Franz Beckenbauer, Presidenti i Nderit i Bayern Munchen, sheh favorit për fitoren e Champions League skuadrën e tij, që në finalen e madhe të Uemblit do të ndeshet me Borussia Dortmund.
Kuba: I habitur që arritëm finalen Sezonin e kaluar u eliminuan që në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, paraqitja e tyre e parë në këtë kompeticion në tetë vitet e fundit, e për këtë arsye arritja e Borussia Dortmund në finalen e madhe të Uemblit këtë sezon është një surprizë dhe për vetë lojtarët e saj.
11-shja më e mirë e Bundesligës Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar formacionin më të mirë të Bundesligës të sezonit që sapo ka përfunduar.
Fanellat e reja të Barcelonës Nike ka prezantuar uniformat zyrtare të Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Iniesta, Messi, Piqué, Xavi, Thiago dhe Puyol ishin lojtarët e përzgjedhur për prezantimin e parë.