13:05 "Fans Club"
15:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Thaçi: Brukseli, pa vizion për Kosovën
12/05/2012

Thaçi: Brukseli, pa vizion për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Brukseli nuk ka një vizion të qartë për Kosovën, duke vlerësuar se një gjë e tillë përbën një dështim të Unionit kundrejt shtetit të ri.

Duke folur në emisionin “Debat” të televizionit “RTK”, Thaçi është shprehur se çdo vonesë e Bashkimit Evropian në proçesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit është kundërproduktive.

“Çdo vonesë e Brukselit është një dekurajim për qytetarët. Kosova i ka kryer detyrimet e veta sa i përket udhërrëfyesit, proçesit të studimit të fizibilitetit dhe vënies së marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe çdo vonesë e Brukselit, për mua, është një dështim i Brukselit në raport me Kosovën
Çdo vonesë e BE është një dështim i Brukselit në raport me Kosovën dhe rajonin. Brukseli duhet të jetë më i hapur, më fleksibël dhe më i guximshëm

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës
dhe rajonin. Brukseli duhet të jetë më i hapur, më fleksibël dhe më i guximshëm”, ka deklaruar Thaçi.

Shefi i qeverisë kosovare ka ftuar autoritetet evropiane që të shtrijnë sa më parë vlerat euro-atlantike në Ballkan, pasi sipas tij në rast të kundërt do të lindin ide për alternativa të tjera, që do të ishin të dëmshme për rajonin dhe Evropën.

“Mungesa e një vizioni të qartë të Brukselit për Kosovën dhe rajonin dhe mungesa e guximit për të ndërmarrë veprime për një zgjerim të shpejtë mund të krijojnë dilema dhe pakënaqësi tek njerëzit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka vlerësuar më tej se, mund të ketë momente kur njerëzit nuk do të duan të japin asgjë nga sovraniteti i tyre as në raport me Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, ai i ka kërkuar Brukselit që të rrisë presionin ndaj Serbisë, në mënyrë që të ndalë provokimet ndaj Kosovës dhe që të zbatojë marrëveshjet e arritura me të në dialogun e ndërmjetësuar nga vetë BE.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Kosova, e ftuar në samitin e Ohrit
Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Ohër, do të marr pjesë edhe Republika e Kosovës.
Limaj kërkon Thaçin dhe Faith
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua të premten seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për çështjen e Ministrisë së Transportit.
Kosovë, AKP i drejtohet Kuvendit
Anëtarët e mbetur të bordit të AKP-së kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që t’i emërojë sa më shpejt tre drejtorët e rinj, në mënyrë që bordi të rifitojë fuqinë e tij të plotë për të lëvizur drejt proçesit të privatizimit.
Kosovë, lëvizja islame paralajmëron qeverinë
Lëvizja Islame për Bashkim kërcënon qeverinë e Kosovës me protesta të ashpra, në rast se nuk merr masa për heqjen e nenit që ndalon mbajtjen e shamisë nëpër shkolla dhe institucione publike.
Kosovë, partitë të ndara për zgjedhjet
Partitë politike në Kosovë e komentojnë ndryshe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vjeshtë, së bashku me zgjedhjet lokale.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.