04:55 "Pasdite ne TCH"
06:19 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Meta: Kam kohë për President...
12/05/2012

Ilir Meta, në një konferencë për shtyp pas takimit me senatorin italian Alberto Filippi nuk dashur të japë detaje rreth një bashkëpunimi politik të mundshëm me Edi Ramën, kur u pyet nga Top Channel, nëse ka shanse që LSI të bashkojë votat me Partinë Socialiste, për të zgjedhur një President jashtë vullnetit të deklaruar të Sali Berishës, për një President nga radhët e mazhorancës.

"Mendoj se është emergjente bashkimi i votave për t'i dhënë fund reformës zgjedhore në Parlament, sepse koha tashmë pothuajse ka skaduar. Për t'i dhënë fund reformës parlamentare pra procedurave parlamentare dhe zgjidhjes së çështjes së imunitetit. Për sa i takon cështjes së Presidentit, për mua është shumë e rëndësishme të theksoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ky proces. Pra, bëhet fjalë për të ndërtuar një proces i cili duhet të vijojë edhe në të ardhmen edhe pas zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re", tha Meta.

Pavarësisht se senatori italian Alberto Filippi i është drejtuar kreut të LSI-së si presidenti Meta, gjë e cila u pëlqye nga reagimi që pasoi, zoti Meta nuk i ka dhënë një përgjigje nese do te jete ai nje prej kandidateve.

"Kandidimi im, i bërë në mënyrë të qartë është ai për kryetarin e LSI-së, ndërsa një kandidim i mundshëm për postin e presidentit kemi 30 vjet përpara për ta çmuar të gjithë së bashku, kur do të ishte një moment i përshtatshëm, nëse do të duhej përsëri për të kontribuar në vazhdimin e reformave që do të vijnë në kohën e duhur", tha Meta.

Ilir Meta, aleati i zotit Berisha nuk ka hezituar t'i japë përgjigje pyetjeve për një skenar të mundshëm të zgjedhjeve të parakohshme dhe si do të vepronte, nëse Edi Rama do ta ftonte për darkë në shtëpinë e tij.

"Zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme. Mendoj se energjitë tona tani duhet të përqendrohen tek marrja e vendit kandidat dhe nuk besoj se një vit është larg për të realizuar zgjedhjet në kohen e duhur. Absolutisht neqoftese do të kisha një ftesë për darkë në shtëpinë e tij me kënaqësi do ta pranoja. S'kam asnjë hezitim, absolutisht. Ju e dini nëse s'e keni harruar, se edhe kur nuk isha i ftuar në dasmë, çova buqetën më të bukur apo jo?", tha Meta.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
“Taksat ulen për 95% të shqiptarëve”
Edi Rama, gjatë prezantimit në Fushë Krujë të kandidatëve socialistë, Namik Dokle dhe Artur Bushi, tha se “këtu, si asnjëherë tjetër, gjejmë entuziazmin e madh, që sjell energjia e fitores sonë më 23 qershor”. Ky ishte mesazhi i kryetarit të PS, Rama, për biznesin e vogël.
Ngërçi me KQZ-në, Moore në Tiranë
Ngërçi që vijon me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas shkarkimit të Ilirian Muhos nga Parlamenti, pasuar nga dorëheqja e tre anëtarëve të tjerë, sjell fillimjavën e ardhshme në Tiranë drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
Meta me investitorët italianë
Në një takim me investitorë italianë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta premtoi lehtësira për inkurajimin e bizneseve të huaja në Shqipëri.
Leskaj, takime në Novoselë
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Vlorë, Valentina Leskaj zhvilloi një takim me punonjësit e Stabilimentit të përpunimit të prodhimeve të detit dhe bretkosave në komunën Novoselë.
Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre ligjeve.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.