Ishte larguar nga shtëpia dy ditë më parë, duke lënë një letër, ku
shpjegonte se do të vetëvritej, ndërsa dje është gjetur i varur te
Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.
Me gjithë shpjegimin e dhënë në letër, policia po kryen hetimet edhe për ndonjë vrasje të mundshme, pasi ekspertët kanë vënë re disa shenja të dyshimta dhe do mblidhet komisioni për të vendosur mbi këtë ngjarje të rëndë. Bëhet fjalë për 65-vjeçarin Halim Vata, ish-oficer ushtrie, i cili u gjet i varur në një pemë nga dy vajza, të cilat bënin vrap nga Kodrat e Liqenit.
Viktima ishte larguar nga banesa mesditën e së enjtes dhe kishte lënë një letër ku paralajmëronte se do vriste veten. Letra alarmoi familjarët dhe policinë, duke kryer kontrolle në disa zona të Tiranës, por pa mundur ta gjejnë 65-vjeçarin. Dje paradite, ai është gjetur te Kodrat e Liqenit nga dy vajza, që kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr. 1, që e kanë gjetur 65-vjeçarin të varur me një tel, të cilin e kishte lidhur në pemë. Menjëherë janë thirrur ekspertët, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që gjatë këqyrjes së kufomës, është vënë re një shenjë pas koke, që mund të jetë edhe goditje nga mjete të forta. Por kjo, për grupin hetimor nuk është provë e mjaftueshme për të vërtetuar shkakun e vdekjes, kështu që do të mblidhet komisioni, me qëllim për të dhënë konkluzionet nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje. Megjithatë, policia është shprehur se më shumë janë drejt një vetëvrasje për shkak të letrës së lënë nga 65-vjeçari, ku ka deklaruar se do të vriste veten. Letra është sekuestruar dhe do të bëhet analiza e shkrimit, për të parë nëse është shkruar prej tij, apo personave të tjerë. Pas analizave të shkrimit dhe nxjerrjes së konkluzioneve nga mjekësia ligjore, policia do mbyllë këtë dosje, që aktualisht po hetohet edhe nga seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit. Sipas të dhënave nga policia, i moshuari ishte babai i dy fëmijëve, njërin prej të cilëve e ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për motivet e ngjarjes, policia tha se nuk janë kushtet ekonomike, pasi është posedues i dy dyqaneve, ndërkohë që mendohet se ka pasur depresion të momentit.
Tirana, kantier ndërtimi pa leje
Guximi për të ndërtuar pa leje, plotësisht në shkelje të ligjit, duket se nuk ka fre në këto ditë para procesit zgjedhor.
“Fëmija mund të shpëtonte” Specialistët e mjekësise ligjore, në një ekspertizë të dytë për fëmijën
Denis Almadhi, i cili ndërroi jetë gjatë një operacioni në sy, i kanë
dhënë një kthesë tjetër hetimeve.
Prifti bekon tunelin Prifti i Kishes Ortodokse Autoqefale "Shen Maria" ne Elbasan, At Nikolla
Marku, si jo zakonisht ka zgjedhur te bekoje nje aks rrugor.
Dritan Dajti kërcënon Gjykatën Në seancën e 228-të, i pandehuri Dritan Dajti i ka lënë mënjanë
nënkuptimet dhe u foli në mënyrë të drejtperdrejtë gjyqtarëve që po e
gjykojnë për gati katër vjet, por që ende s'po gjejnë një avokat për të
për t'i dhënë fund bllokimit të procesit.
Aksidenti në Bulqizë, pranga tre personave
Pas aksidentit të ndodhur në minierën e kromit në Bulqizë, ACR që tani
administrohet nga grupi Balfin, policia ka arrestuar tre persona.