“Distancohem krejtësisht nga ajo diplomë universitare. Nuk kam qenë kurrë në Shqipëri, nuk flas shqip, asnjëherë nuk jam mburrur me tituj akademikë e nuk kam qenë në dijeni të atij dokumenti që daton në 2010-ën”.
Kështu ka deklaruar Renzo Bossi, djali i Umberto Bosit, i cili ka thyer heshtjen për të parën herë që prej shpërthimit të skandalit me diplomën e Universitetit “Kristal”, që mbushi titujt e gazetave si në Itali, ashtu dhe në Shqipëri.
"Trofta", sic e njohin ndryshe në vendin fqinj, i tha agjensisë së lajmeve “ANSA” se vetem tani e ka mësuar ekzistencën e dokumentit.
“Kurrë nuk kam thënë se jam diplomuar”, është shprehur ai. “Preferova të mos flas për këtë cështje sepse besoj tek magjistratura dhe vetëm asaj duhet t’i jap llogari, por në këto momente, ndihem i detyruar të dal hapur kundër vullnetit tim për t’i vënë fre mediave, për t’i thënë ndal kësaj fushata masakruese përkundrejt personit tim dhe atyre gazetave që shumë shpesh, këto vitet e fundit, kanë dashur të bëjnë gjykatësin. Kam parë e dëgjuar shumë njerëz të më akuzojnë”, vazhdon djali i ish liderit të Legës së Veriut, Umberto Bossi në deklaratën e tij.
“Ata kane dashur vetëm për të më përdorur si armë kundër tim eti, në përpjekjet për ta frikësuar e për ta bindur të mos rikandidojë si sekretar federal”, thekson ai.
Renzo Bossi kërkon të lihet i qetë, përderisa, sic thotë dhe vetë, ka demonstruar vullnet të plotë për të hequr dorë nga cdo pozicion politik e për ta lejuar kështu Legën të vazhdoje projektet e saj.
“Do të nis cdo gjë nga pozitat e një militanti të thjeshtë”, është shprehur ai në një tjetër intervistë, dhënë këtë herë për “Vanity Fair”.
“Pas 10 vjetësh kur të jem 33 vjec e të kem më shumë experiencë, të shoh se cdo të bëj. Ndërkohë dua të studioj, të gjej një pune e të ndërtoj të ardhmen time”, ka thënë Renzo Bosi.
Po cfarë lloj pune do të bënte gjatë kësaj periudhe? “Murator”, thotë Bossi Junior, ose fermer, që të rri pak në ajër të pastër. Dy vitet e kaluara me kravatë në qafë për mua janë shumë”, tha ai.
Mesazhet e ditëve të fundit të fushatës
Jemi tashmë në 2-3 ditët e fundit të fushatës elektorale, që do të përfundojë ditën e premte nga të dy kampet e mëdha të partive kryesore në vend.
Zyrtarët gjermanë bojkotojnë përurimin Në inaugurimin e projektit të KFw-së gjermane në Shqipëri ka rënë në sy mungesa e pjesëmarrjes së përfaqësuesve gjermanë.
Shijak, Mediu prezanton Dukën Fatmir Mediu vijoi të premten fushatën elektorale në qytetin Shijakut, ku prezantoi kandidatin për deputet të Partisë Republikane, Agron Duka.
Incidentet në Kukës, LSI akuza Nokës LSI denoncoi atë që e quan vijimin e presioneve dhe akteve të dhunës ndaj kandiatëve dhe mbështetësve të saj në qarkun e Kukësit.
Berisha: Rama do sjellë rrënimin
Në mitingun përmbyllës të fushatës në qarkun e Korçës, kryeministri Sali Berisha kërkoi votën në zgjedhjet e kësaj të diele për të çuar përpara projektet e zhvillimit të vendit. Edhe në Korçë, Berisha foli për rritje pagash dhe pensionesh mandatin tjetër.