23:05 "Procesi Sportiv"
01:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Rihanna jashtë kontrollit, përfundon në spital
10/05/2012 15:35

Rihanna jashtë kontrollit, përfundon në spital
Personat afër Rihanna-s theksojnë se këngëtarja po “del jashtë kontrollit” pasi të martën u shtrua në spital si pasojë e “lodhjes dhe dehidratimit”.

Muajt e fundit 24-vjeçarja e ka ekzagjeruar me alkoolin nëpër festa dhe miqtë e afërt i kanë këshilluar rehabilitimin për ta shpëtuar nga ky stil jete krejtësisht i dëmshëm për shëndetin.

Në numrin e radhës të revistës amerikane ‘Star’, një burim pranë vajzës nga Barbados theksoi se “Rihanna i ka shumë qejf festat, por muajin e fundit e ka kaluar kufirin dhe ka dalë jashtë kontrollit”.

“Ajo ka pirë alkool çdo ditë dhe të gjithë po i këshillojnë terapinë ose rehabilitimin. Ajo është shumë e vetmuar për momentin dhe kalon kohën në dhomën e hotelit ku vetëm pija i mbush boshllëkun e krijuar. Mendon shumë për ish të dashurin e saj Chris Brown”, shtoi burimi.

Rihanna u shtrua në spital të martën pas një feste në Met Gala të Nju Jorkut dhe si një VIP i vërtetë që është publikoi në Twitter një foto të krahut të saj të lidhur me serumin.


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga gossip
Eva Longoria harron mbathjet
Eva Longoria tregoi shumë më shumë seç duhej në tapetin e kuq në Kanë, mbrëmjen e së dielës.
Beyonce mesazh mbrojtës në Instagram
Beyonce nuk është e lumtur për jehonën e lajmit të shtatzënisë së saj. Pas ditëve të tëra spekulimesh, burime të shumta konfirmuan për 'E! News' se artistja pret fëmijën e dytë.
Eva Longoria rrezaton në Kanë
Nuk ishte premierë e ndonjë filmi të saj, megjithatë Eva Longoria bëri një kalim spektakolar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.
Victoria pothuajse buzëqesh!
Victoria Beckham është e njohur për pamjen e saj tepër serioze dhe të akullt, por ajo duket se mund të sforcohet dhe të dhurojë gati një buzëqeshje, të paktën kur ka pranë bashkëshortin e saj.
Rihanna, gjyq për një bluzë
Rihanna do të hedhë në gjyq gjigandin britanik Topshop për t’i marrë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh pasi firma ka shitur bluza me imazhin e saj të stampuar në pjesën e përparme pa lejen e këngëtares.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.