Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi pjesën dërrmuese të kërkesave
paraprake të avokatëve mbrojtës të ish-ministrit Dritan Prifti dhe
ish-zëvendësit të tij, Leonard Beqiraj, të cilët kërkuan mes të tjerave
pushim të gjykimit, si dhe pavlefshmëri të videos, ku shfaqen dy
ish-zyrtarët e lartë.
Relatorja e çeshtjes Mirela Fana deklaroi se rrezohen gjashte nga kerkesat e avokateve, ndersa per dy prej tyre, paperdorshmerine e videos Prifti-Beqiraj dhe pushimin e gjykimit do te shprehen ne nje moment tjeter.
Konkretisht Kolegji Penal rrezoi kerkesen e avokateve per pavlefshmeri te regjistrimit per procedim penal ndaj zyrtareve Prifti-Beqiraj, rrezimin e kerkeses per pavlefshmeri te kqyrjes se provave materiale ore dhe usb, rrezim te kerkeses per sekuestrim te ketyre provave, rrezim te kerkeses per menyren, se si jane caktuar ekspertet, pasi sipas gjykates ky procedim nuk ka lidhje me procedimin e meparshem ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta.
U rrezua kerkesa edhe per pavlefshmeri te materialit nepermjet te cilit kerkohej ndjekje penale ndaj Priftit dhe autorizimi per heqjen e imunitetit te tij e po ashtu edhe kerkesa per pavlefshmerine e videos Prifti –Beqiraj, sepse sipas Gjykates se Larte te gjitha keto materiale jane marre ne perputhje me dispozitat ligjore.
Me daten 29 maj sipas Gjykates se Larte nis gjyqi ndaj dy ish zyrtareve, çka do te thote se ky proces do t'i nenshtrohet shqyrtimit gjyqesor duke nisur nga degjimi i deshmitareve deri tek diskutimet gjyqesore per provat materiale. Pritet qe avokatet te perdorin serish si karte ne gjykim nje vendim te meparshem te Gjykates se Larte, i cili konsideroi te pavlefshem ekspertizen e Glen Bart, nderkohe qe vendimi me i fundit e konsideron te vlefshem, dy vendime keto nga i njejta gjykate por qe kundershtojne njera-tjetren.
Berisha: Brenda vitit statusi kandidat Partia Demokratik prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Kryeministri Sali Berisha premtoi për qytetarët e Beratit dhe Skraparit investime të tjera, ndërsa shprehu bindjen në marrjen e statusit brenda vitit.
Topi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimet
Një fushatë me shpenzime, premtime të mëdha dhe dhunë ndaj administratës së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës. Kështu e ka vlerësuar kryetari i FRD-së Bamir Topi fushatën butaforike të forcave të mëdha politike në vend, ndërsa ftoi politikën të ulë kokën dhe pranojë gabimet.
Shkodër, Topalli takime me të rinjtë Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike.
Rama në Vlorë, PD e sulmon nga Tirana Kur mbetet edhe pak kohë nga prezantimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Qarkun e Vlorës si kryesues i listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në këtë qark, Partia Demokratike e ka akuzuar kreun e Selisë Rozë se po mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët cdo ditë.
Meta: Marrim 80 mandate
Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Sali Berisha me të njëjtën akuzë të parapëlqyer prej tij për kreun e opozitës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë për Top Channel thotë se bllokuesi i vërtetë i integrimit është kreu i mazhorancës.