12:29 Serial "24 ore"
14:05 SELECT
Programi i plote
PUBLICITET
Presidentja Jahjaga kthen Kodin Penal
08/05/2012

Presidentja kosovare Atifete Jahjaga kthen në Kuvend për rishqyrtim Kodin Penal të Kosovës.  Bazuar në kompetencat e Presidentes vendimi për rishqyrtimin e Kodit Penal u mor pasi u vlerësua se Neni 37 dhe Neni 38 i Kodit Penal janë në kundërshtim të plotë me Nenin 40 dhe Nenin 42 të Kushtetutës që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave si dhe me Nenin 22, pika 2 të Kushtetutës që detyron përmbushjen e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj”, thuhet në njoftimin e Presidencës. 

Vendimi i Presidencës është mirëpritur nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës. Këta të fundit organizuan protesta dhe bojkot ndaj institucioneve pas miratimit të Kodit bashkë me dy nene kontestuese nga mediat dhe gazetarët.  

“AGPK-ja vlerëson se me një vendim të tillë është shpëtuar liria e shtypit në Kosovë, e cila rrezikohej seriozisht nga përmbajtja e Kodit aktual. AGPK-ja falënderon gazetarët dhe mediat për unifikimin e jashtëzakonshëm në mbrojte të Lirisë së Shtypit, pa të cilin unifikim nuk do të mundësohej kjo mbrojtje. AGPK-ja falënderon partnerët vendës e ndërkombëtarë, organizatat, Zyrën e BE-së në Kosovë dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë për mbështetjen e kërkesave të drejta të gazetarëve”, thuhet në njoftimin për shtyp të Asosacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës.

Ndërkohë që i bëhet thirrje Parlamentit që të pranojë kërkesat e komunitetit të gazetarëve. Më tej, i bëhet thirrje edhe subjekteve politike në pushtet dhe opozitë që të mbështesin kërkesat e gazetarëve duke hequr kështu nënin 37 dhe 38 që sipas gazetarëve cënohet rëndë lira e shtypit dhe e shprehjes.

Pas miratimit të Kodit, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi kishte paralajmëruar për dorëheqje nëse nenet nuk hiqeshin, ndërsa më pas shenjat e para të tërheqjes i dha edhe kryeministri Hashim Thaçi në një mbledhje qeverie. Ai deklaroi se  neni 37 dhe 38 duhet të riformulohen.  / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
VV: Thaçi të japë dorëheqjen
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largimin e kryeministrit Hashim Thaçi, si dhe të qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që përkrahin “vendimet pro serbe” të tij.
Në darkë takimi Thaçi-Daçiç
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç do të takohen të enjten në Bruksel në një darkë pune, ku pritet të diskutojnë të gjitha temat për të cilat dy palët nuk kanë arritur të bien dakord në takimet e grupeve të punës.
DASH, raport “i zi” edhe për Kosovën
Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për trafikimin e qënieve njerëzore gjatë vitit 2012, Kosova konsiderohet një vend burimi dhe destinacioni për gratë dhe fëmijët, që shfrytëzohen për qëllime seksuale apo punë të detyruar.
3 ditë punë dhe Peci dorëhiqet
Ende pa i bërë 3 ditë, që kur mori postin e Shefit të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Serbi, Lulzim Peci ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë.
Thaçi: Marrëveshja po zbatohet
Në zgjedhjet lokale, të cilat do të organizohen në Mitrovicën e Veriut në bazë të marrëveshjes Kosovë–Serbi, për herë të parë nuk do të kenë të drejtë të garojnë partitë serbe nga Serbia, por vetëm partitë serbe që përfaqësojnë serbet e Kosovës.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.