Zgjedhja e Presidentit të ardhshëm ka shkrirë akullin trevjeçar të
akuzave dhe kundra akuzave në distancë, mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Për herë të parë, qe kur u be pjese e bashkeqeverisjes me Berishen, kreu i LSI-se takoi te marten ne mesdite kreun e opozitës Edi Rama, në një prej hoteleve të kryeqytetit.
Biseda zgjati me shumë se 60 minuta, ne prezencen e Gramoz Ruçit dhe Petrit Vasilit, ku krahas çështjes së Presidentit është biseduar edhe për proceset integruese.
"Takimi i sotëm ishte në kuadrin e nismës sonë të Partisë Socialiste për
Kujt çuditet, apo edhe kujt mllefoset nga takimi i sotëm me Ilir Metën, nesër me Shpëtim Idrizin, më tutje me Sali Berishën, i them se kur flasim për dialog do thotë dialog edhe mes kundërshtarëve
Edi Rama
të komunikuar me të gjithë drejtuesit e palëve parlamentare dhe për të eksploruar mundësitë e një procesi të dakortësuar, në funksion të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, që të jetë mishërim i unitetit kombëtar, siç e parasheh Kushtetuta jonë dhe jo një noter partiak. Kujt çuditet, apo edhe kujt mllefoset nga takimi i sotëm me Ilir Metën, nesër me Shpëtim Idrizin, më tutje me Sali Berishën, i them se kur flasim për dialog do të thotë dialog edhe mes kundërshtarëve, nuk do të thotë ne monologun tonë dhe qeveria monologun e vet. Shqipërisë i duhet sot një President, i cili të garantojë, më radhë të parë kapërcimin e kësaj prove për të marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian, të garantojë pavarësinë e institicioneve dhe që të jetë garant për zgjedhjet e ardhshme. Ne s'mund të predikojmë proces, dakordësi, një konsensus të nevojshëm dhe të domosdoshëm sot për vendin, duke qëndruar në llogoren tonë dhe duke bërë sehir llogoren e qeverisë", tha Rama.
"Ishte një takim konstruktiv dhe ne shpresojmë, që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet të gjithë aktorëve parlamentarë. Unë e kam theksuar edhe më parë që shumë i rëndësishëm edhe ai takimi i nivelit mes drejtuesve të PS dhe të PD-së. Dua të theksoj rëndësinë e zgjerimit dhe thellimit të këtij dialogu, midis të gjithë aktorëve parlamentarë, por edhe jashtë parlamentarë, me qëllim kryesor përmbushjen e disa objektivave të rëndësishme dhe imediate, të cilat janë parashtruar në mënyrë shumë koncize edhe nga komisioneri për Zgjerimin, zoti Fyle, gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë. Lidhur me çështjen e Presidentit, e kam theksuar se nuk është zgjedhja e një Presidenti, por se sa pozitivisht kjo duhet të ndikojë që reformat të vazhdojne edhe pas zgjedhjes së presidentit të ri dhe njëkohësisht vendi të marrë statusin e vendit kandidat për në BE", tha Meta.
Rama dhe Meta nenvizuan si shume te rendesishem dialogun mes aktoreve parlamentarë, por dhe jashtë tij, por nuk dhane detaje se si ky proces do të vijojë dhe çfarë dimensionesh do të marrë në ditët në vazhdim. Biseda me kreun e LSI-se, i paraprin takimit qe lideri i opozites pritet te kete edhe me kryeministrin Berisha në ditët në vijim.
Ky ishte takimi i pare publik mes Ramës dhe Metës, por, edhe siç shkruan media, përflitet se lideri i opozitës është takuar me kreun e LSI-se disa dite me pare larg syve te publikut. Një darke private dhe qe ka zgjatur ne kohe, çka te pakten eshte nje tregues se te dy kane gjetur serish komunikimin informal, e jo vetem dialogun ne takimet zyrtare publike.
Berisha: Amnisti që nga 2011
Bashkë me miratimin e tre ligjeve të hënën në Kuvend, Kryeministri Sali
Berisha, po nga takimi elektoral në Kukës tha se do t'i kërkojë opozitës
miratimin e një tjetër nisme të Qeverisë.
Berisha: Të hënën votojmë 3 ligjet
Kryeministri Sali Berisha kërkoi nga Kukësi mbledhjen e Kuvendit ditën e
hënë në mënyrë që të votohen të tre ligjet e integrimit.
Meta: Maxhoranca po cënon integritetin e KQZ-së
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se duhet
konsensus për çështjen e tre vendeve vakante në Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve.
Nishani: Monitorim transparent të fushatës
Një ditë përpara fillimit zyrtar të fushatës elektorale, Presidenti i
Republikës Bujar Nishani ka thirrur drejtuesit e mediave në vend për
t'iu kërkuar kontributin e tyre në pasqyrimin korrekt dhe evitimin, siç
tha ai, te sjelljeve emocionale te politikes qe mund te kene kosto të
panevojshme për vendin.
Topi: KQZ të plotësohet sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të plotësuar sa më parë me qëllim mbrojtjen e votës së qytetarëve.