06:02 "Extreme"
Programi i plote
PUBLICITET
Rama-Meta shkrijnë akujt
08/05/2012

Zgjedhja e Presidentit të ardhshëm ka shkrirë akullin trevjeçar të akuzave dhe kundra akuzave në distancë, mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Për herë të parë, qe kur u be pjese e bashkeqeverisjes me Berishen, kreu i LSI-se takoi te marten ne mesdite kreun e opozitës Edi Rama, në një prej hoteleve të kryeqytetit.

Biseda zgjati me shumë se 60 minuta, ne prezencen e Gramoz Ruçit dhe Petrit Vasilit, ku krahas çështjes së Presidentit është biseduar edhe për proceset integruese.

"Takimi i sotëm ishte në kuadrin e nismës sonë të Partisë Socialiste për
Kujt çuditet, apo edhe kujt mllefoset nga takimi i sotëm me Ilir Metën, nesër me Shpëtim Idrizin, më tutje me Sali Berishën, i them se kur flasim për dialog do thotë dialog edhe mes kundërshtarëve

Edi Rama
të komunikuar me të gjithë drejtuesit e palëve parlamentare dhe për të eksploruar mundësitë e një procesi të dakortësuar, në funksion të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, që të jetë mishërim i unitetit kombëtar, siç e parasheh Kushtetuta jonë dhe jo një noter partiak. Kujt çuditet, apo edhe kujt mllefoset nga takimi i sotëm me Ilir Metën, nesër me Shpëtim Idrizin, më tutje me Sali Berishën, i them se kur flasim për dialog do të thotë dialog edhe mes kundërshtarëve, nuk do të thotë ne monologun tonë dhe qeveria monologun e vet. Shqipërisë i duhet sot një President, i cili të garantojë, më radhë të parë kapërcimin e kësaj prove për të marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian, të garantojë pavarësinë e institicioneve dhe që të jetë garant për zgjedhjet e ardhshme. Ne s'mund të predikojmë proces, dakordësi, një konsensus të nevojshëm dhe të domosdoshëm sot për vendin, duke qëndruar në llogoren tonë dhe duke bërë sehir llogoren e qeverisë", tha Rama.

"Ishte një takim konstruktiv dhe ne shpresojmë, që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet të gjithë aktorëve parlamentarë. Unë e kam theksuar edhe më parë që shumë i rëndësishëm edhe ai takimi i nivelit mes drejtuesve të PS dhe të PD-së. Dua të theksoj rëndësinë e zgjerimit dhe thellimit të këtij dialogu, midis të gjithë aktorëve parlamentarë, por edhe jashtë parlamentarë, me qëllim kryesor përmbushjen e disa objektivave të rëndësishme dhe imediate, të cilat janë parashtruar në mënyrë shumë koncize edhe nga komisioneri për Zgjerimin, zoti Fyle, gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë. Lidhur me çështjen e Presidentit, e kam theksuar se nuk është zgjedhja e një Presidenti, por se sa pozitivisht kjo duhet të ndikojë që reformat të vazhdojne edhe pas zgjedhjes së presidentit të ri dhe njëkohësisht vendi të marrë statusin e vendit kandidat për në BE", tha Meta.

Rama dhe Meta nenvizuan si shume te rendesishem dialogun mes aktoreve parlamentarë, por dhe jashtë tij, por nuk dhane detaje se si ky proces do të vijojë dhe çfarë dimensionesh do të marrë në ditët në vazhdim.
Biseda me kreun e LSI-se, i paraprin takimit qe lideri i opozites pritet te kete edhe me kryeministrin Berisha në ditët në vijim.

Ky ishte takimi i pare publik mes Ramës dhe Metës, por, edhe siç shkruan media, përflitet se lideri i opozitës është takuar me kreun e LSI-se disa dite me pare larg syve te publikut. Një darke private dhe qe ka zgjatur ne kohe, çka te pakten eshte nje tregues se te dy kane gjetur serish komunikimin informal, e jo vetem dialogun ne takimet zyrtare publike.
 

/ Top Channel



Facebook
Sondazh

A do te sjelle ndryshime ne skenen politike takimi mes Rames dhe Metes?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...


Më shumë nga politika
Meta: Të dëbojmë Berishën
Ilir Meta ka vijuar fushatën elektorale në Durrës, ku ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Konsulenca e Bler për Ramën
Shtypi britanik i së dielës i bën jehonë faktit se ish-kryeministri Toni Bler do të ndihmojë qeverinë e ardhshme të Shqipërisë nëse fitojnë socialistët.
Topalli në Postribë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi në Postribë të Shkodrës se Partia Demokratike është një forcë e premtimeve të mbajtura dhe se në 23 qershor sipas saj do të bëhet diferenca e madhe mes integrimit në BE dhe bllokimit.
Berisha: 23 qershori, votë për integrimin
Duke e vënë theksin tek arritjet e deritanishme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha akuzoi opozitën se të vetmin objektiv politik ka patur bllokimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Konventa kombëtare e PS-së
Partia Socialiste nisi Konventën 2-ditore, që ka si moto “Bashkë për një fitore plebishitare, që sjell ndryshim rrënjësor”. Tre janë elementët përbërës të saj: Prezantimi i koalicionit për Shqipërinë europiane dhe dalja përpara publikut bashkarisht, të 140 kandidatëve socialistë për 12 qarqet, në ditën e parë. Kurse paraditen e së hënës, Konventa do të vijojë me prezantimin e programit të PS-së.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.