20:45 "Portokalli"
22:55 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Nejmar vendos rekord me Santosin
08/05/2012

Nejmar vendos rekord me Santosin
Nejmar bëhet pjesë e historisë së Santosit. Sulmuesi brazilian vendosi një rekord të ri për këtë klub me 104 gola të shënuar duke barazuar Zhoao Paulo dhe Serzhinjo Culapa.

Së fundmi, Nejmar vendosi emrin në listën e golashënuesve në ndeshjen me Guaranin,  që Santosi e fitoi me rezultatin 3-0 dhe Nejmar këtu arriti të shënojë 2 herë. Përsa i përket sezonit, Nejmar është ngjitur në kuotën e 22 golave në 23 ndeshje të zhvilluara në kampionatin brazilian e megjithatë sulmuesi 20 vjecar preferon të tregohet modest kur i flasin për këto shifra.

'Ajo që po bëj është thjesht shënimi i golave për Santosin-mësohet të ketë thënë Nejmar pas ndeshjes.

Fakti që Nejmar shënon vazhdimisht në kampionatin brazilian ka bërë që ai të vihet në qendër të vëmendjes së klubeve evropiane dhe sidomos Barcelonës. Vitin e kaluar, klubi katalanas nisi bisedimet me Santosin, por në fund Nejmar nënshkroi një kontratë me ekipin aktual deri në vitin 2014.    
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga futbolli
Bundesliga ul siparin!
Kampionati gjerman i futbollit jep verdiktet e fundit për këtë sezon. Lufta në 90 minutëshin e fundit u bë në zonën e rënies nga kategoria dhe në atë për zonën europiane.
A. Madrid fiton Kupën e Mbretit
Atletico Madrid mundi 2-1 Real Madrid-in, pas kohëve shtesë, në “Santiago Bernabeu”, dhe fiton pas 14 vjetësh trofeun e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Laçi fiton Kupën e Shqipërisë
Laçi është fituesi i Kupës së Shqipërisë, pasi mundi në finale, pas 120 minutash lojë, 1-0 skuadrën e Bylisit.
Sot, finalja e Kupës Laçi-Bylis
Sot në mbërmje në orën 20:00, stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" do të presë finalistët e Kupës së Shqipërisë, Bylisin dhe Laçin.
Milan, Berlusconi: Allegri do kalojë te Roma
Massimiliano Allegri drejt Romës? Ai që ndez zërat e merkatos, këtë herë, është jo më pak se vet presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i cili i pyetur në dalje të Pallatit të Kongreseve në Romë, - në përfundim të darkës elektorale me kryebashkiakun Alemanno, - nga një gazetar i një uebsajti roman, ka lëshuar një batutë mbi të ardhmen e trajnerit të tij.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.