Gjobat e makinave, tani verifikim online
07/05/2012
Gjobat e automjetit mund te shihen online në faqen zyrtare të Policisë
së Shtetit në internet. Drejtoria e Qarkullimit Rrugor, e mbështetur nga
ICITAP, pas ankesave të shumta për gjoba të vendosura pa dijeninë e
qytetarëve ka vendosur publikimin e
masave administrative.
Policia eshte kujdesur qe te ruaje edhe te dhenat personale, duke vendosur ne kerkimin e gjobave, jo vetem targen e makines, por edhe numrin e shasise se sa.
"Gjithashtu Policia e Shtetit, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, ka bërë të mundur verifikimin online të kundravajtjeve rrugore të kryera gjatë përdorimit të mjetit, të cilat janë akoma të palikujduara. Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë tek faqja e Policisë së Shtetit në internet, ku në rubrikën “Shërbime për qytetarët” është vendosur linku “Kontroll për kundravajtjet rrugore”. Duke klikuar në këtë link, qytetari lidhet automatikisht me sistemin elektronik të administrimit të kundravajtjeve rrugore e-gjoba të Policisë së Shtetit dhe bën të mundur verifikimin e detyrimeve të pashlyera që qytetari ka në të gjithë Shqipërinë", tha zëdhënësja Klejda Plangarica.
Zedhenesja e Drejtorisë së Policisë ka bere publik edhe masat e marra ne prag te sezonit turistik. Raportet per shkeljet administrative ndaj shtetasve te huaj do t'i dergohen perfaqesive diplomatike, ndersa per ata te Kosoves, Drejtorise se Përgjithshme te Sherbimit Policor ne Kosove.
Mungesa e të drejtave të njeriut Organizata “Amnesty International” publikoi raportin për gjendjen e të
drejtave të njeriut në botë, nga janari deri në dhjetor të 2012.
Durrës, moti i keq pengon lëvizjet në port
Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq që ka shkaktuar vonesa
dhe vështirësi në ankorimin e trageteve, si dhe ulje të temperaturave.
Topalli: Subvencion bujqësisë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një takim me banorë dhe
fermerë të fshatrave Vukatanë dhe Kuc të Shkodrës, ku dëgjoi sugjerimet e
tyre, si dhe ndau projektet e ardhshme të Partisë Demokratike.
KE, 120 mln euro mjedisit Komisioni Europian gjatë viteve të fundit i ka dhënë Shqipërisë vetëm për mjedisin 120 milionë euro.