11:25 TF "100 vitrinat"
12:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Korrupsioni i politikanëve
06/05/2012

Nënkryetari i Gjykatës së Strasburgut, Josep Casadevall Medrano, gjatë një interviste dhënë për Top Channel, deklaroi se pavarësisht se sistemi gjyqësor në Shqipëri ka vështirësi dhe mangësi, ka vullnet për ta përmirësuar atë.

Por Medrano çështjen e korrupsionit në sistem ja hedh fajin përplasjes së ligjeve me standard europian që nuk përputhen me mentalitete të vjetra të vendeve të Europës Lindore.

Gjithsesi Medrano shpjegon gjatë intervistës se nuk mund të bëjë dot një analizë të thellë pasi në Strasburg nga Shqipëria nuk dërgohet asnjëherë ndonjë çështje për korrupsion.

“Nga pikëpamja e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut nuk mund të them ndonjë gjë të saktë për çështje që vijnë nga Shqipëria sepse nuk ka çështje që i përkasin korrupsionit. Por dua të them se çështjet e korrupsionit nuk gjejmë vetëm në Shqipëri, gjejmë në çdo vend me demokraci të re. Zgjidhja vjen vetëm nga një vullnet politik. Ajo që konstatoj është se në të gjitha vendet e lindjes ku janë ndërtuar ligje dhe kushtetuta të standarteve europiane, konsiderohen si tekste ligjore që nuk përputhen me mentalitet e vjetra të këtyre vendeve. Kjo mospërputhje prodhon edhe korrupsionin. Kjo do të dojë kohën e vet derisa të vijë në vend”, shprehet Josep Casadevall Medrano.
 
Numri dy i Strasburgut i beson vullnetit politik në Shqipëri, por pyetjes nëse edhe vetë politika është e përfshirë në korrupsion, Medrano i përgjigjet duke ftuar çdokënd t’i drejtohet Strasburgut si i vetmi instrument.

“Ju thoni se ka një problem që shkon shumë larg. Pyetja i kalon pozitat e një gjykatësi. Por nëse çështja është kështu si parashtrohet pyetja atëherë cilido duhet ta sjellë çështjen në Strasburg.
Gjithsesi, Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës dhe për këtë ajo përmbushi disa standarte. Shqipëria synon të jetë kandidate për në BE dhe për këtë duhet të përmbushë disa standarte të tjera”, shton Medrano.

Nënkryetari i Gjykatës së Strasburgut deklaroi se sipas statistikave shteti shqiptar fiton 90% të proceseve gjyqësore që shkojnë në Strasburg dhe se nuk konsiderohet aspak si shtet problematik.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Berisha: Minatorët, në pension në moshën 55-vjeçare
Kryeministri Sali Berisha, në një ceremoni në 22 vjetorit të grevës së përgjithshme të Sindikatave të Pavarura, i vlerësoi ato si ndërtuese të historisë së lirisë së shqiptarëve.
“KQZ të jetë e pavarur”
Raportuesi i Këshillit të Europës për Shqipërinë, Jonathan Evans, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, tha se të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi për të garantuar funksionimin e pavarur të KQZ-së, në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Aktivitetet e partive politike
Nga rruga Berat-Çorovodë, kreu i LSI Ilir Meta ka denoncuar atë që e quajti demagogji e kryeministrit Berisha me ndërtimin e rrugëve.
PE, shqetësim për KQZ-në
Eurodeputeti i majtë gjerman, Knut Fleckenstein thekson shqetësimin e Parlamentit Europian në lidhje me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Fleta e votimit, PS nr 29, PD nr 43
Partia Socialiste do të mbajë numrin 29 në fletën e votimit, ndërsa Partia Demokratike numrin 43.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.