20:13 "Pop-Channel"
21:00 "Big Brother Albania 6"
Programi i plote
PUBLICITET
Të rinjtë, në kërkim të një pune...
05/05/2012 19:55

Ndonëse përfundojnë studimet dhe pajisen me diplomat përkatëse, të rinjtë shqiptare e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune.

Sipas statistikave të INSTAT dhe Organizatës Botërore të Punës, ILO, niveli i papunësisë tek të rinjtë përllogaritet në 27.2 %  dhe se për një të ri shanset për të gjetur një punë janë 2.5 herë më të vogla se për një të rritur.

Të rinjtë tashmë nuk këmbëngulin që të gjejnë me cdo kusht një punë që i përshtatet degës së tyre të studimit. Shumë prej të rinjve me arsim të lartë i gjen të punësuar nëpër qendra “Call Center” në Tiranë pasi diplomat e tyre nuk u vlejnë.

Sipas drejtuesve të një qendre “Call Centre” në Tiranë ka një fluks kërkesash të të rinjëve për t’u punësuar në to.

“Ka shumë persona që duan të punojnë. Jemi rritur me thuajse 100 përqind cdo vit dhe kam mendimin që ne jemi një ndër kompanitë me më shumë të rinj të diplomuar, thuajse të gjithë janë të diplomuar”, thotë Agron Shehaj, sipërmarrës Call Center.

Në cdo prag fushate, politikat e punësimit të të rinjve zënë vend të rëndësishëm në programet e partive politike, por në asnjë rast ato nuk zbatohen duke bërë që papunësia të rritet me shifra alarmante dhe të rinjtë, me diploma të enden rrugëve. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga socialja
Në ndihmë të grave dhe fëmijëve
Një grup amerikanësh dhe shqiptarësh kanë hapur në Tiranë një lokal të ri por, mes qindra bareve dhe restoranteve të kryeqytetit, ky është më i veçanti prej tyre.
Zhdukja e fëmijëve
Vetëm gjatë katër viteve të fundit dhjetra fëmijë janë denoncuar si të humbur, një pjesë e të cilëve nuk janë gjetur edhe sot. Në Ditën Ndërkombetare te Femijeve te Humbur, shoqeria civile ka kerkuar vemendjen e te gjitha strukturave shteterore.
Mësuesit peticion Tafaj: Nuk studiojmë në “pleqëri”
Mësuesit e ciklit fillor nuk pranojnë të zbatojnë urdhrin e ministrit të Arsimit, për të ndjekur studimet e ciklit të dytë.
Shtyllasi i Fierit, vendi i internimit të përjetshëm
Edhe pse kane kaluar plot 22 vjet nga rënia e diktatures në Shqiperi, ka ende njerëz që jetojne mes maktheve të asaj kohe.
Sigurimet e punës së emigrantëve
Madrid Maliqati, një ish-emigrant në Itali, sot 69 vjeç, ka nisur të protestojë i vetëm përpara dyerve të ambasadës italiane në Tiranë, duke kërkuar kontributet e derdhura gjatë kohës që ka punuar në Bolzano të Italisë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.