05:53 "Extreme"
Programi i plote
PUBLICITET
Ashton: Duhet qetësi në Kosovë
05/05/2012

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, bëri thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe shmangie provokimesh, një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në Serbi, dhe votimit të parashikuar vetëm për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare edhe në disa pjesë të Kosovës.

Pasi fton qytetarët serbë të vendosin për drejtimin e të ardhmes së vendit, duke zgjedhur udhëheqësit e duhur, Ashton ia përkushton pjesën dërrmuese të deklaratës për shtyp Kosovës, ku situatën e sigurisë e cilëson sfiduese.

“BE mbështet plotësisht rolin e OSBEsë në lehtësimin e votimeve në Kosovë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. I bëj thirrje të gjithëve të sillen me përgjegjshmëri, të shmangin provokimet dhe të bashkëpunojnë me OSBE-në në mirëbesim, që votimi të mund të zhvillohet në mënyrë të paqtë e të rregullt. Marrëveshja mbi rolin e OSBEsë ofron një perspektivë të vërtetë për pjesmarrjen demokratike në një klimë sfiduese sigurie, me kusht që të respektohet nga të gjithë”, përkujton Ashton në një komunikatë për shtyp.

Në përfundim, shefja e diplomacisë evropiane garanton se EULEX-i do të vëzhgojë situatën e sigurisë dhe është i përgatitur të përballet me çdo eventualitet, në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë si dhe në bashkëpunim me KFOR-in.Megjithë zënkat e pakënaqësitë mes dy organizatave mbi mbivendosjen e roleve respektive në terren, për zgjedhjet serbe, qëndrimi i BE-së është koordinuar ngushtë me atë të një dite më parë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Ditët e fundit, Aleanca shtoi edhe praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë. Për këtë të fundit, Rasmussen falenderoi nëpërmjet Twitter-it Gjermaninë dhe Austrinë, me argumentin se shtimi i këtyre forcave nevojitet realisht.

Pergatiti ERNEST BUNGURI

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Mëngjesi i lutjeve në Prishtinë
Një ngjarje e cila kishte për qëllim shprehjen e vullnetit të mirë dhe dëshirën për paqe në gjithë botën, doli të mos jetë krejtësisht e tillë. Takimi i dhjetë i europës jug-lindore “Lutjet e mëngjesit”, i cili u mbajt këtë vit në Prishtinë u shfrytëzua nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Brendshme të Serbisë Vladimir Bozhovic për të shfaqur bindjet e tij politike.
Kosovë, mbahen Lutjet e Mëngjesit
Në Prishtinë po mbahet takimi i 10-të i vendeve të Evropës Juglindore, Lutjet e Mëngjesit, ku marrin pjesë krerë shtetesh, ministra e deputetë nga gjithë rajoni, si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Arrest shtëpie ish-anëtarëve të UÇK-së
Nga 30 ditë arrest shtëpiak është masa që u ka caktuar gjykatësi i EULEX-it 7 ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga rajoni i Drenicës. Ai ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit italian të EULEX-it, Maurizio Salustro, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Korrupsioni pengon investimet
Pas furnizimit me energji elektrike, korrupsioni konsiderohet si fenomeni, që pengon më së shumti investimet e huaja në Kosovë.
Prishtina miraton planin e zbatimit
Qeveria e Kosovës i jep dritën jeshile zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Prishtinës së Beogradit. Zbatimi i tërsishëm i planit pritet të bëhet brenda gjashtë muajsh.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.