09:00 Lajme e Moti
09:16 Horoskopi
Programi i plote
PUBLICITET
SHBA, salmonela në 9 shtete
05/05/2012

14 persona në të pakten 9 shtete amerikane janë prekur nga salmonela për shkak të ushqimit të infektuar të qenve të tyre.

Qendra Federale për Kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve njoftoi se 5 vetë kanë përfunduar në spital, ndërsa asnjë kafshë nuk është raportuar e sëmure. "Personat qe vuajten pasojat e prekjes nga ky bakter kishin te gjithe dicka te perbashket, - tha zedhenesja e kesaj qendre, Lola Russell, - kishin perdorur te njejtin ushqim per qen, Diamond Pet Foods".

Tre vete u infektuan ne Misuri dhe Karolinen e Veriut, dy ne Ohio, dhe nga nje person u prek perkatesisht ne Alabama, Connecticut, Michigan, Neë Jersey, Pensilvani dhe Virginia. Autoritetet kane paralajmeruar banoret te tregohen te kujdesshem, sidomos ata qe e kane produktin ne shtepite e tyre.

Per cdo person te raportuar si te semure, sipas tyre, mund te kete 29 te tjere qe nuk jane deklaruar. Njerezit mund ta marrin salmonelen nga ushqimi i infektuar i qenve, nese nuk lajne duart pasi ia kane servitur kafshes se tyre dhe ulen te hane apo te pergatisin ushqimin e tyre. Ne 8 prill, kompleksi i 'Diamond Pet Foods' u mbyll perkohesisht, ndersa vete kompania ka bere kater here rresht thirrje per te terhequr nga tregu ushqimin e kafsheve te prodhuar ne kete kompleks.

Ne 2005-sen, nje lloj kerpudhe e quajtur aflatoxin u gjet ne ushqimet e se njejtes fabrike. Dhjetera qen ngordhen asokohe ndersa kompania ofroi nje marreveshje prej 3,1 milione dollaresh per te mbyllur çeshtjen.  


/ Top Channel



Facebook




Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.