Nga rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare të
mbajtura në Iran po konfirmohet humbja e krahut të presidentit
Ahmadinejad, që kishte humbur edhe në të parin.
Gjithashtu, në këtë proces është shënuar edhe një rritje e pjesëmarrjes, që vjen pas apeleve të bëra nga lideri suprem, Ali Khamenei, “që votimi të konfirmojë mbështetjen demokratike për teokracinë iraniane”.
Janë gjithësej 130 kandidatë që kanë garuar për 65 vende nga 290 që ka Parlamenti iranian, përfshirë 25 nga 30 që janë për kryeqytetin Teheran.
Kundërshtarët konservatorë të presidentit fituan shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve. Parlamenti ka mungesë fuqie ekzekutive, por do të luajë një rol kyç në zgjedhjen e pasardhësit të tij para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Në vitet e kaluara, aletatët e Ahmadinejad u hoqën nga postet qeveritare duke dobësuar influencën e tij. Kjo erdhi pas një tentative të dështuar të presidentit në prill të vitit 2011 për të përforcuar autoritetin kundër liderit suprem, Ajatollahut Ali Khamenei.
Duke folur për gazetarët pasi hodhi votën në kuti ditën e premte, Khamenei bëri thirrje për një pjesëmarrje sa më të lartë. Në raundin e marsit ajo ishte 64 për qind.
Të gjithë kandidatëve u është dashur të aprovohen më parë nga Këshilli Iranian i Gardianëve, që do të thotë se kontestimet janë mes fraksioneve të ndryshme konservative, mbështetës të liderit suprem dhe Ahmadinejad.