Parku arkeologjik i Antigonesë është duke u mbështetur së fundi nga një
grup vullnetarësh nxënës shkollash studentë për të rehabilituar
territorin nga vegjetacioni i dëmshëm për monumentet.
Vullnetarët do të mbështesin ne pastrimin e territorit eliminimin e bimësisë së dëmshme ndërsa një grup arkitektësh dhe restauratorësh ofrojnë ekspertizën e tyre për gjetjen e shtigjeve të reja turistike dhe përsosjen e infrastrukturës lehtësuese të parkut.
Ndërkaq drejtoi i parkut bën me dije se ky është viti i parë që stafi po ndihet kaq i mbështetur dhe pret që ndërhyrjet ambientale dhe rikonceptimi i shtigjeve do të përmiresojnë lëvizjen brenda parkut 50 ha dhe do të ndihmojnë në funksionalizimin e hapësirave më pak të përdorura më parë. / Top Channel
Përgjysmohet taksa e makinave
Dita e hënë, 20 maj, shënoi ditën e parë të zbatimit të ligjit “Për
taksat kombëtare”, tashmë të ndryshuara, në disa nene të tij. Sipas
variantit të ri, taksa vjetore e mjeteve të transportit vlen 50 për qind
më pak.
Tragjedia e Himarës, studentet: Duam dëmshpërblim
Sot mbushen një vit nga tragjedia e Himarës, ku 13 persona, 11 prej të
cilëve studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit
humbën jetën, pasi autobusi me të cilën ata udhëtonin ra disa metra në
greminë.
40 vjet nga revolta e Spaçit Në 40-vjetorin e revoltës në burgun famëkeq të Spaçit, gjatë së cilës
pati edhe 4 viktima janë përkujtuar në një simpozium në Akademinë e
Shkencave në Tiranë, të gjithë ata që kanë vuajtur në burgjet e
diktaturës.
Kufizohet numri i magjistratëve Studentët e Fakultetit të Drejtësisë i janë drejtuar me një peticion
Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të rishikohet numri i fituesve që
do të kenë të drejtë të ndjekin shkollën e Magjistraturës.
Censusi sipas qarqeve Pas rezultateve të përgjithshme, INSTAT bëri publike të dhënat e
Censusit të popullsisë dhe banesave në nivel qarku, të ndara sipas
bashkive dhe komunave.