Papa: Mbështetje integrimit të Shqipërisë
05/05/2012
"Mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin integrues në 100-vjetorin e
Pavarësisë. Kështu deklaruar Papa Benedikti XVI në një takim në Vatikan
me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi.
Papa Benedikti ka vleresuar rolin e vendit tone per paqen ne rajon, duke vecuar Shqipërine per shembullin e saj unik për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare.
Presidenti Topi nga ana e tij vleresoi rolin e Kishes Katolike dhe shprehu bindjen se Vatikani do jetë në krah të aspiratave të popullit shqiptar.
Nje dite me pare, Presidenti pati një takim me përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’ Exhidios”, Imzot Vinçenco Palia dhe drejtues të tjerë të kësaj bashkësie të njohur fetare. Ne kete vizite Topi shoqerohet edhe nga zonja e pare, Teuta Topi. / Top Channel