Heshtje zgjedhore të shtunën në të gjithë Greqinë vetëm disa orë para
hapjes së kutive të votimeve, në zgjedhjet e parakohshme të 6 Majit.
Partitë politike kanë mbyllur fushatën e shkurtër elektorale të tyre, pa mitingje të mëdha, pa afisha nëpër rrugë, pa zhurmë, më pak entuziasëm, pasi ndjenja që mbizotëron tek të gjithë grekët në këtë periudhë është protesta, zemërimi, revolta.
Rreth 9.9 milionë greke do të zgjedhin neser midis 32 partive politike, ne 56 zona elektorale. Gjysma e votuesve i perket grupmoshave nga 18 deri ne 29 vjec si dhe mbi 66 vjec. Per here te pare do te votojne 360.000 te rinj.Shumica e qytetareve shprehet mosbesuese ndaj dy partive të mëdha PASOK dhe Demokracia e Re, duke mbeshtetur partite e vogla qe pozicionohen kunder reformave te imponuara nga Berlini dhe Brukseli.
Socialistet dhe konservatoret qe kanë dominuar peisazhin politik qysh prej 1975,pasi ra junta ushtarake, konsiderohen si fajtoret kryesore qe cuan Greqinë në krizën e tanishme,por jane pikerisht keto dy forca qe mbështesin shkurtimet e dhimbshme dhe reformat dhe per kete kane preferencen e Europes.
Andonis Samaras lideri i Demokracise se Re qe sipas sondazheve ka gjasa te jete kryeministri i ardheshem, ka deklaruar se vendi ka nevoje per stabilitet dhe se celsi per daljen nga kriza eshte zhvillimi ,por askush nuk sheh drite ne tunelin e pafund te recensionit.
Sipas parashikimeve konservatoret qe udheheqin, nuk sigurojne shumicen dhe do te ftojne ne koalicion qeverises perseri socialistet me synim nje qeverisje te qendrueshme qe Greqia te mos rrezikoje perserifalimentimin.
"E diela do te vendose ne se do te qendrojme ne Eurozone", ka deklaruar ne mitingun e së premtes ne Athine kreu i PASOK-ut Evangjelos Venizellos duke permendur faktin qe zgjedhjet konsiderohen teper te rendesishme nga BE, pikerisht sepse kërcënohet ekzistenca e monedhës së perbashket.Duke pare rritjen e partive te majta qe kundershtojne paketen e huase, ministri gjerman i Financave Volfgang Schauble ka paralajmeruar se Greqia duhet te perballoje pasojat, ne se qeveria qe do dale nga zgjedhjet e se dieles nuk do te respektoje marreveshjen me kreditoret.
Kutite e votimit hapen ne oren 7:00 te mengjesit dhe mbyllen ne 19 te mbremjes, kur do te kemi exit poll-et e para qe do te japin nje arome te situates se re politike, ndersa rezultatet e para zyrtare do te publikohen rreth ores 11:00 te mbremjes. / Top Channel