Pas denoncimit në “Fiks Fare” të dhunimit të grave që strehoheshin në një qendër pritëse të trajtimit të viktimave të dhunës në Tiranë, ka reaguar edhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty Intenational, që ka kërkuar shkarkimin e drejtoreshës së kësaj qendre.
“Rekomandojmë shkarkimin e drejtoreshës së qendrës dhe marrjen e masave për mbrojtjen e viktimave. Qendra është krijuar me fonde kombëtare dhe abuzimet e zbuluara nxjerrin në pah nevojën për monitorimin e qendrave publike”, ka reaguar AI.
Amnesty International i referohet një rekomandimi të mëparshëm të Avokatit të Popullit, i cili kreu inspektime në qendrën pritëse menjëherë pas denoncimit të “Fiks Fare”.
Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të ndërmarrë masa të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen e viktimave të dhunës. / Top Channel
Institucionet shkelin ligjin Institucionet shteterore kane shkelur te paret ligjin per punesimin e personave me aftesi te kufizuara. Ligji nr. 7995 per nxitjen e punesimit ka te percaktuar ne nenin 15 te tij se per çdo 24 persona te punesuar, nje duhet t’i perkase personave me aftesi te kufizuara.
Matura shtetërore
Rreth 50 mijë të rinj do t'i nënshtrohen provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore që startojnë më 31 maj.
Për
herë të parë do të vendosen zhurmues në sallat ku do të zhvillohen
provimet, për të shmangur kopjo nga interneti dhe administratorët do të
jenë mësues të shkollave të ndryshme.
Në tokën e errësirës Të jetosh mes vështirësive, herë pa rruge, herë pa ujë, here mes problemeve ekonomike, duket se në disa zona është kthyer në një realitet me të cilin banorët ndeshen çdo ditë.
Fëmijët që punojnë në miniera
Plot 200 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç, janë punëtorë në miniera dhe kantiere ndërtimi. Kjo ushtri fëmijësh punon dhe gërmon çdo ditë në miniera, për t’i bërë ballë urisë së përditshme, duke rrezikuar çdo ditë edhe jetën.
Lajmet kryesore
Konventa kombëtare e PS-së
Rama: Me trenin e qytetarëve drejt Europës, ose me trenin e mallrave drejt humnerës