03:25 Film "Apollo 13"
06:02 "Extreme"
Programi i plote
PUBLICITET
Spahiu: Berisha ka harruar të përndjekurit
04/05/2012

Në shenjë solidariteti me ish të përndjekurit politikë, por edhe si pjesë të programit të partisë Aleanca Kuq e Zi, kreu i saj vizitoi shtëpinë e Ylli Asllanit, dënuar me 15 vjet heqje lirie nga regjimi dikatorial.

Qëllimi i vizitës së zotit Spahiu ku banojnë afër 100 familje ish të përndjekurish, ishte shikimi nga afër i kushteve ku ata jetojnë. Për kreun e AK-së, ish të përndjekurit dhe të burgosurit politikë sot po përjetojnë një pushkatim të dytë, pas mjerimit ku i ka lënë qeveria e Berishës.

“Kjo shtresë sot përballet me një pushkatim të ri, rrezikojnë që t’i nxjerrin edhe nga këto kasolle. Pas 22 vitesh mashtrimesh, braktisjesh dhe rrëmbimi vote, sot këta përballen me një pushkatim të ri. Sot qeveris e djathta dhe kryeministri i cili ka pretenduar që përfaqëson shtresën e anti-komunizmit dhe të përndjekurve, sot shikoni se kush është shtresa e cila qeveris vendin?! Sot vendi qeveriset nga një grup i vogël njerëzish, nga disa familje që kanë mashtruar dhe po ndëshkojnë edhe njëherë shoqërinë shqiptare duke tradhëtuar në radhë të parë shtresën e të përndjekurve politikë me të cilët ata duhet të ndanin pushtetin. Cilin pushtet kanë ndarë?!”, deklaroi Kreshnik Spahiu.

Me vendim të Ministrisë së Mbrojtjes rreth 100 familje banojnë në kompleksin sportiv Partizani që prej 20 vjetësh mes mjerimit dhe kushteve të këqia të jetesës. Këto familje të vuajtura në dekada, duhet të përballen me një vendim që kërkon largimin e tyre nga barrakat ku jetojnë, pasi toka, sic thuhet, është marrë nga pronari i saj.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Berisha: Brenda vitit statusi kandidat
Partia Demokratik prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Kryeministri Sali Berisha premtoi për qytetarët e Beratit dhe Skraparit investime të tjera, ndërsa shprehu bindjen në marrjen e statusit brenda vitit.
Topi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimet
Një fushatë me shpenzime, premtime të mëdha dhe dhunë ndaj administratës së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës. Kështu e ka vlerësuar kryetari i FRD-së Bamir Topi fushatën butaforike të forcave të mëdha politike në vend, ndërsa ftoi politikën të ulë kokën dhe pranojë gabimet.
Shkodër, Topalli takime me të rinjtë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike.
Rama në Vlorë, PD e sulmon nga Tirana
Kur mbetet edhe pak kohë nga prezantimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Qarkun e Vlorës si kryesues i listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në këtë qark, Partia Demokratike e ka akuzuar kreun e Selisë Rozë se po mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët cdo ditë.
Meta: Marrim 80 mandate
Duke  iu kundërpërgjigjur kryeministrit Sali Berisha me të njëjtën akuzë të parapëlqyer prej tij për kreun e opozitës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë për Top Channel thotë se bllokuesi i vërtetë i integrimit është kreu i mazhorancës.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.