09:55 Serial "Si rrathet e ujit"
12:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Higuain drejt Bayern Munchen
04/05/2012 16:55

Higuain drejt Bayern Munchen
Gonzalo Higuain mund të jetë duke jetuar ditët e tij të fundit si lojtar i Real Madrid. Gjatë festimit të titullit kampion në sheshin Cibeles, sulmuesi argjentinas kishte të veshur një bluzë të firmosur nga të gjithë shokët e ekipit në të cilën shkruhej: “Falemnderit për gjithçka që na ke dhënë!”

Sipas ‘El Confidencial’, Higuain me siguri që do të largohet nga klubi madrilen pas pesë vitesh e gjysmë ku ka shënuar 103 gola ne 218 ndeshje. Bomberi ka marrë një ofertë nga Bayern Munchen dhe ai është shumë i tërhequr nga idea për të luajtur me klubin bavarez.

Të tjerë klube të interesuar për të janë Juventus, Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint Germain.

Gonzalo Higuain ka fituar 3 tituj kampion në Spanjë me Real Madrid, 1 Kupë Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës.


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga futbolli
Barça feston titullin e 22
Barcelona mundi 2-1 Valladolidin dhe ngriti trofeun e 22 kampion në Ligën BBVA.
Milani në Champions
Golat e Balotelit dhe Mekses i kanë dhënë fitoren 2-1 Milanit ndaj Sienës dhe njëkohësisht mundësinë për të luajtur sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.
Bundesliga ul siparin!
Kampionati gjerman i futbollit jep verdiktet e fundit për këtë sezon. Lufta në 90 minutëshin e fundit u bë në zonën e rënies nga kategoria dhe në atë për zonën europiane.
A. Madrid fiton Kupën e Mbretit
Atletico Madrid mundi 2-1 Real Madrid-in, pas kohëve shtesë, në “Santiago Bernabeu”, dhe fiton pas 14 vjetësh trofeun e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Laçi fiton Kupën e Shqipërisë
Laçi është fituesi i Kupës së Shqipërisë, pasi mundi në finale, pas 120 minutash lojë, 1-0 skuadrën e Bylisit.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.