01:25 E Diela Select
03:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Mediu: Task forcë kundër ndotjes akustike
04/05/2012

Në fillim të sezonit turistik, ministri i Mjedisit i kërkon krerëve të Agjencive Rajonale të Mjedisit të marrin masa për të mos lejuar asnjë subjekt të derdhë ujërat e zeza në det, si dhe të ndëshkohen ato biznese që  krijojnë ndotje akustike nëpërmjet muzikes së lartë deri në orët e vona.

"Në detyrim për të respektuar ligjin, asnjë nuk do të tolerohet, do të procedohet edhe penalisht ndaj tyre, nëqoftëse do të derdhin ujëra të zeza në kanale që shkojnë dhe derdhen pastaj në det. Asnjë subjekt i palicensuar nuk do të ushtrojë aktivitetin. Të gjithë të licensuarit do të kontrollohen që normat e zhurmave t'i kenë brenda parametrave. Duhet të organizojmë punën në grupe për të mbuluar zona të caktuara. Duhet një bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera", tha Mediu.

Ne Tirane ku fenomeni i ndotjes akustike eshte edhe me problem do te ngrihet nje task force qe do ta parandaloje ate per kete sezon vere. Mediu u ndal edhe tek subjektet qe shfryteojne materialet inerte.

"Detyra juaj është që për cdo subjekt, i cili ka shfrytëzuar më parë inertet të shikohet kanë plotësuar ose jo detyrimet për rehabilitimin e zonave ku kanë shfrytëzuar. Nëse nuk i kanë plotësuar këto detyrime në mënyrë shkresore të drejtpërdrejt do të kërkohet ndërhyrja e këtyre subjekteve edhe nëse nuk kanë më aktivitet, për të bërë rehabilitimet përkatëse, në rast të kundërt do të bëhet penalizimi në bazë të kërkesave që parashikon ligji. T'u hiqet licensa e aktivitetit", tha Mediu.

Perveç subjekteve qe do te ndeshkohen per shkelje, tha ministri, do te kete penalizime edhe per inspektoret qe nuk raportojne shkeljet.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Në rrezik ura e Shën Prodhomit
Vijon shkatërrimi i monumenteve të kulturës në fshatin turistik të Voskopojës.
“Të mbrohemi para KLD-së”
Tashmë kur janë pa imunitet dhe të ekspozuar ndaj hetimit gjyqtarët hedhin idenë e krijimit të një njësie të specializuar që do t'i mund t'i mbrojë ata për rastet e procedimeve disiplinore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Tepelenë, kapen 60 kg marijuanë
Policia në qytetin e Tepelenës ka sekuestruar mëngjesin e së shtunës një sasi droge prej 60 kg marijuanë, që po transportohej nga dy të rinj.
Lehtësira për pushuesit kosovarë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar Hysni Burgaj dhe kolegu i tij i Kosovës, Shpend Maxhuni nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për krijimin e lehtësirave për pushuesit kosovarë që do të vizitojnë bregdetin dhe pikat turistike gjatë sezonit veror.
Greqi, gjykata dëmshpërblen shqiptarin
Gjykata e Patrës, në Greqi, ka dhënë një vendim që mediat greke e konsiderojnë të rralle. Ajo vendosi të dëmshpërbleje një 36-vjeçar shqiptar me shumën 4.611 euro, për mbajtjen e tij padrejtësisht në burg për 5 muaj.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.