11:27 TF "100 vitrinat"
12:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Kosovë, 87 vjet burg grupit kriminal
04/05/2012 15:45

Kosovë, 87 vjet burg grupit kriminal
Një trup gjykues në gjykatën e Pejës, i përbërë nga dy të huaj dhe një vendas, ka dënuar me 87 vjet burg shtatë shtetas kosovarë nën akuzën e kryerjes së krimit të organizuar.

Lajmin e ka komunikuar vetë misioni evropian për rendin dhe ligjin, i cili përmes një njoftimi për shtyp ka saktësuar se të pandehurit janë dënuar për pengmarrjen e biznesmenit Azem Morina nga fshati i Gllarevës.

Ngjarja ka nodhdur më 21 shtator të vitit 2010 dhe që prej asaj dite biznesmeni Morina u mbajt peng për 44 ditë, ndërsa pengmarrësit kërkonin 3 milionë euro në këmbim të lirimit të tij.

Në komunikatë njoftohet më tej se hetimi i ngjarjes dhe dërgimi i dosjes së saj në gjykatën e Pejës është kryer nga një prokuror vendas, nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Konkretisht, të pandehurit Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi, Ahmet Neziraj, Himë Krasniqi, Selman Gashi dhe Ilmi Lufaj janë dënuar përkatësisht me nga: 17, 13, 12, 15, 10, 10 dhe 10 vjet burgim, plus me gjoba që variojnë nga 150 mijë në 200 mijë euro.

Katër nga të akuzuarit, Bedri, Hamdi dhe Himë Krasniqi, plus Dervish Idrizaj, janë dënuar edhe për armëmbajtje pa leje. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Thaçi-Westerwelle, optimistë për planin
Pas marrëveshjes vjen zbatimi. Këtë mesazh e ka dhënë të hënën në Prishtinë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle. Strukturat paralele serbe të sigurisë që veprojnë në veriun e Kosovës duhet të shpërbëhen, ka thënë kryediplomati gjerman në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Debati për pasuritë e Kosovës
Çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe ndonjë shteti tjetër, e cila ka të bëjë me pasuritë e Kosovës, shkel dhe cënon rëndë shtetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Jahjaga takon Thacin para vizitës në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti të hënën në një takim përpara nisjes për në Bruksel, Kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.
Kosova, e ftuar në samitin e Ohrit
Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Ohër, do të marr pjesë edhe Republika e Kosovës.
Limaj kërkon Thaçin dhe Faith
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua të premten seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për çështjen e Ministrisë së Transportit.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.