03:23 Film "Njeri i vertete"
05:01 "Pasdite ne TCH"
Programi i plote
PUBLICITET
NATO: Qetësi në Kosovë
04/05/2012

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë thirrje për qetësi gjatë zhvillimit, të dielën, të zgjedhjeve presidenciale dhe parlametare serbe në Kosovë.

Në një deklaratë për shtyp, Anders Fogh Rasmussen i bën thirrje të gjithë udhëheqësve dhe të gjitha komuniteteve që të tregojnë vetëpërmbajtje gjatë procesit të votimit.

"Në këtë periudhë kritike është shumë e rëndësishmë të evitohet çdo veprim apo deklaratë e njëanshme që mund të rrisë tensionet. Misioni i KFOR-it ka për detyrë ruatjen e një klime të sigurtë e të qetë për të gjithë popullin e Kosovës, në mënyrë të paanshme, siç ka bërë për gati një dekadë. Kam besim të plotë në gjykimin dhe profesionalizimin e Komandatit të KFORit për të përdorur të gjitha mjetet dhe instrumentet që ka në dorë dhe brenda mandatit, përfshirë batalionin e dytë të Forcave Rezervë Operacionale, të cilat janë vendosur në Kosovë", tha Rasmussen.

Rasmussen garanton më tej se KFOR-i dhe EULEX-i do të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtë në terren. Pasi përkujton se e ardhmja e gjithë rajonit është integrimi euro-atlantik, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s këshillon të bëhet gjithçka është e mundur që të mos shënohen hapa pas në progresin drejt këtij qëllimi.

Pergatiti ARTA TOZAJ

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Kosovë, 5 të arrestuar për krime lufte
Euleks njoftoi se ka arrestuar 5 të dyshuar nën akuzat për krime lufte. Arrestimet janë kryer nga Policia e Euleksit në bashkëpunim me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, Rosu.
EULEX, mbi 100 çështje për krime lufte
Misioni EULEX e ka fokusuar punën e tij tek zbardhja e krimeve të luftës, duke trajtuar plot 101 çështje dhe duke lënë në plan të dytë hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Krimet e luftës, aktakuzë zyrtarëve
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuza të rënda të lidhura me kohën e luftës ndaj të paktën 7 personave, mes të cilëve zyrtarë dhe diplomatë.
Gratë e dhunuara në luftë
Shefi i misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e ligjit në Kosovë, Bern Borchard inkurajoi viktimat e dhunës seksuale gjatë gjatë luftës në Kosovë që t’i denoncojnë rastet në prokurori.
Bisedimet, s’ka marrëveshje
Bisedimet dyditore në Bruksel mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë u mbyllën pa arritjen përfundimtare të një marrëveshjeje për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.