20:53 "Finale - The Voice Kids"
23:30 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Ndalimi i pastrimit të parave
04/05/2012

Në Kongresin e Parë të Noterëve në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha evidentoi si jetike punen e tyre, jo vetëm për lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, por edhe si një hallkë kyçe në luftën kundër pastrimit të parave të pista.

Duke qene se noteret jane ata qe bejne te vlefshem dokumentat ligjore dhe prej te cileve kalojne shume transaksione, kryeministri Berisha vuri theksin tek rendesia e punes ne luften kunder terrorizmit.

"Çfarë tregojnë të gjitha vëzhgimet e analizat e lidhura me terrorizmin, si kërcënimi më direkt për shoqërinë e sotme. Terrorizmi ka një mekanizëm, pa të cilin nuk mund të ekzistojë dhe ky mekanizëm është larja e parave. Kontributi juaj në këtë fushë është jetik, vendimtar. Unë ju shpreh vlerësimin tim, sepse agjencitë respektive më kanë informuar se ato kanë një bashkëpunim plotësisht të besueshëm dhe që e vlerësojnë lart, me zyrat tuaja. Lufta kundër larjes së parave të pista është një luftë për sigurinë dhe siguria është më e para për çdo qytetar, çdo vend e shoqëri", tha Berisha.



/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Ngërçi me KQZ-në, Moore në Tiranë
Ngërçi që vijon me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas shkarkimit të Ilirian Muhos nga Parlamenti, pasuar nga dorëheqja e tre anëtarëve të tjerë, sjell fillimjavën e ardhshme në Tiranë drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
Meta me investitorët italianë
Në një takim me investitorë italianë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta premtoi lehtësira për inkurajimin e bizneseve të huaja në Shqipëri.
Leskaj, takime në Novoselë
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Vlorë, Valentina Leskaj zhvilloi një takim me punonjësit e Stabilimentit të përpunimit të prodhimeve të detit dhe bretkosave në komunën Novoselë.
Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre ligjeve.
KQZ, konfuzion me vendimet
Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të lerë në fuqi udhëzimet e vitit 2009 për funksionionim e komisioneve të niveleve më të ulëta, reagon Partia Socialiste, për të cilen po shkelet rëndë ligji.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.