04:58 "Pasdite ne TCH"
06:22 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Bulqizë, plagoset minatori, jashtë rrezikut
04/05/2012

Bulqizë, plagoset minatori, jashtë rrezikut
Një minator është plagosur në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në një prej galerive private, ku 29-vjeçari Mujiz Uka është plagosur me lëndë plasëse.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në Spitalin e Bulqizës dhe burime nga ky spital bëjnë të ditur se është jashtë rrezikut për jetën.

Uka ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe në kokë dhe po merr mjekimet në spital. Në vendin ku ndodhi incidenti ka mbërritur policia e cila po heton per zbardhjen e shkaqeve te kësaj ngjarjeje. Brenda ketij viti eshte e disata here qe minatoret plagosen ne galerite private te Bulqizes.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
KE, 120 mln euro mjedisit
Komisioni Europian gjatë viteve të fundit i ka dhënë Shqipërisë vetëm për mjedisin 120 milionë euro.
Tragjedia e Himarës, lule në vendin e ngjarjes
Të afërm të viktimave të tragjedisë së Himarës, studente të universitetit të Elbasanit dhe banorë të Himarës bënë të martën homazhe në vendin e aksidentitn ku humben jeten 13 persona nje vit me pare.
Përvjetori i revoltës së Spaçit
40 vjet më parë, të burgosurit politikë në burgun famëkeq të Spaçit u ngritën në një revoltë më 21 maj të vitit 1973, revoltë antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh me pushkatimin e disa prej të burgosurve politikë.
Durrës, pranga biznesmenit me 8 kg heroinë
Policia portale e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 8 kg heroine dhe ka arrestuar poseduesin e saj, 43-vjeçarin Ardian Rustemi nga Shkodra.
Denoncimi i Sherif Merdanit: Më vodhën makinën
“Ju lutem më sillni makinën, se e kam blerë me vitet e burgut! Duhet të më kërkoni falje për atë që keni bërë dhe unë do t’ju fal!”. Kjo është lutja që këngëtari i njohur, Sherif Merdani, u drejton hajdutëve të makinës së tij.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.