Mourinho: Trofeu më i vështirë në karrierë 04/05/2012
Titulli numër 32 për Realin e Madridit ka korresponduar edhe me kampionatin e shtatë në karrierë për trajnerin Hoze' Mourinho.
Por përkundër sukseseve të mëdha në karrierë, tekniku luzitan ka thënë se ky ishte më i vështiri që ai ka fituar ndonjëherë, edhe më i komplikuar se ai që fitoi në javën e fundit me Interin ndaj Sienës në serinë A.
Meritat e Realit shtohen edhe më shumë kur llogaritet se në vendin e dytë është lënë një skuadër si Barcelona, e aftë të fitojë me meritë, statusin e ekipit legjendar. "Ishte liga më e vështirë për mua. Më e vështirë se ajo që mora ndaj Sienës në javën e fundit. Kam festuar vetëm 5 minuta titullin pasi nuk më duket ndonjë risi e madhe, pas 7 titujve tashmë" tha Mourinho.
Në konferencën për shtyp ai dërgoi zëvendësin karanka, por rezervoi disa fjalë edhe për një televizion portugez një ditë pas titullit. Reali ka marrë 83% fitore në kampionatin spanjoll këtë vit, duke humbur vetëm ndaj Levantes dhe Barcelonës. / Top Channel
Bundesliga ul siparin! Kampionati gjerman i futbollit jep verdiktet e fundit për këtë sezon. Lufta në 90 minutëshin e fundit u bë në zonën e rënies nga kategoria dhe në atë për zonën europiane.
A. Madrid fiton Kupën e Mbretit Atletico Madrid mundi 2-1 Real Madrid-in, pas kohëve shtesë, në “Santiago Bernabeu”, dhe fiton pas 14 vjetësh trofeun e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Laçi fiton Kupën e Shqipërisë Laçi është fituesi i Kupës së Shqipërisë, pasi mundi në finale, pas 120 minutash lojë, 1-0 skuadrën e Bylisit.
Sot, finalja e Kupës Laçi-Bylis Sot në mbërmje në orën 20:00, stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" do të presë finalistët e Kupës së Shqipërisë, Bylisin dhe Laçin.
Milan, Berlusconi: Allegri do kalojë te Roma Massimiliano Allegri drejt Romës? Ai që ndez zërat e merkatos, këtë herë, është jo më pak se vet presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i cili i pyetur në dalje të Pallatit të Kongreseve në Romë, - në përfundim të darkës elektorale me kryebashkiakun Alemanno, - nga një gazetar i një uebsajti roman, ka lëshuar një batutë mbi të ardhmen e trajnerit të tij.
Lajmet kryesore
Konventa kombëtare e PS-së
Rama: Me trenin e qytetarëve drejt Europës, ose me trenin e mallrave drejt humnerës