Maqedoni, familjarët e të arrestuarve 04/05/2012 01:00
Barije Ismailovic, nëna e dy vëllezërve Agim dhe Afrim Ismailovic të cilët ngarkohen për vrasjen e pesë maqedonasve është e shokuar nga akuzat e policisë. Ajo tha se djemtë e saj nuk kanë asnjë lidhje me terrorizëm, ndërsa shprehet e sigurt se akuzat për vrasje po i mvishen. Natën kur ka ndodh vrasja, nënë Barija, thotë se djemtë e saj kanë qenë në dyqanin e tyre që e kanë në oborr të shtëpisë.
“Ma kanë marrë djalin dhe të dy nuset. Unë garantoj për djemtë e mi, nëse ata janë vrasës unë futem në burg bashkë me ta në burg, edhe pse jam plakë”, thotë Barije Ismailovic, nëna e dy të akuzuarve për vrasje.
Mengjësin e së martës bashkë me Agimin policia arrestoi edhe kunatën dhe bashkëshorten e tij, të cilat u liruan pas marrjes në pyetje nga gjykatësi hetues.
“Kjo që ka ndodh nuk është normale. Burri im nuk ka lidhje me këtë punë, nuk e dijmë pse e kanë marrë. Nëse punojnë me drejtësi, besoj se do t’i lirojnë, sepse burri im nuk ka asnjë lidhje me këtë vrasje”, tha e shoqja e një prej të arrestuarve, Fetije Iseni.
Avokati mbrojtës i cili beson në pafajsinë e klientit të tij, Agim Ismailovicit, thotë se ende nuk është prezantuar asnjë argument serioz që do të dëshmonte fajësinë e të akuzuarit.
“Unë mendoj se nuk mbajnë akuzat së pari që mendoj që është prezantuar asnjë argument gjatë hetimeve si vepër aq serioze. Por do të shohim më tutje si pas gjykatësit hetues si do të zhvillohet gjykimi. Askush prej të akuzuarve nuk pranon se ka lidhje me këtë rast që ndodhi”, tha avokati, Naser Raufi.
Policia maqedonase për vrasjen e pesë fishtë ngarkon personat Halil Demirin nga Haraçina dhe vëllezërit Afrim Ismailovic dhe Agim Ismailovic nga Hasanbegi.
Për dy personat tjerë Fejzi Aziri dhe Rami Sejdiu, policia thotë se kanë ndihmuar autorët e vrasjes.
Huliganët sulmojnë Shtëpinë e Alfabetit
Dëmtohet Muzeu i Alfabetit të gjuhës shqipe në Manasatir. Një grup huliganësh ende të paidentifikuar nga policia, mëngjesin e së premtes, rreth orës katër, kanë thyer dyert e hyrjes dhe xhamat e shtëpisë ku është mbajtur Kongresi i Alfabetit.
Shkëndija në finalen e Kupës Pas suksesit në vitin 2011 kur doli në krye të kampionatit maqedonas të futbollit, skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, tani është në kërkim të trofeut të Kupës së Maqedonisë.
Komiteti i Helsinkit kritikon Shkupin
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka konstatuar se gjuha e urrejtjes që po gjen përdorim gjithnjë e më të madh në shoqëri, ka filluar të prodhojë krime që nxiten nga urrejtja mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.
Arrestimi i djalit të kryeparlamentarit maqedonas Me pyetjen “përse është arrestuar në Greqi djali i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski”, mediat greke kanë publikuar në orët e fundit një reportazh nga kjo ngjarje që është mbajtur thuajse e fshehtë për gati tre javë.
Shkup, rrihen barbarisht dy shqiptarë Komunikimi në gjuhën shqipe në qendër të Shkupit u ka kushtuar shtrenjtë dy të rinjve shqiptare. Mbrëmjen e së shtunës, në parkun e kryeqytetit në afërsi të stadiumit ‘Filipi i Dytë’, dy shqiptarë janë rrahur brutalisht nga një grup huliganësh vetëm pse janë dëgjuar duke biseduar shqip.