Qytetarët nuk do të duhet të vijnë për të zgjidhur problemet e tyre në zyrën e Avokatit të Popullit vetëm në Tiranë pasi së shpejti do të ketë edhe zyra të tjera në bashki të ndryshme të vendit.
Një projekt i financuar nga qeveria daneze me vlerë rreth 1.5 milion euro do të mundësojë forcimin e strukturës së Avokatit të Popullit në vendin tonë.
“Bëhet fjalë për një projekt mjaft të rëndësishëm gjë që do të ndikojë jo vetëm në forcimin e kapaciteve të Avokaatit të Popullit por edhe në forcimin e kapaciteteve të pushtetit lokal”, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.
Që prej dy ditësh ndodhet në Tiranë, Ombudsmani i Danimarkës, Jorgen Steen Sorensesn i cili garantoi mbështetjen e institucionit të Avokatit të Popullit në vendin tonë.
Ndonëse problematika e qytetarëve të dy vendeve është shumë e ndryshme tha avokati danez, cështjet themelore kanë esencë të njëjtë dhe ne sjellim eksperiencën tonë se si të bashkëpunohet me administratën për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, por pa u bërë armik me askënd dhe si të formulohen rekomandime që të pranohen sa më lehtë nga administrata. / Top Channel
Në ndihmë të grave dhe fëmijëve Një grup amerikanësh dhe shqiptarësh kanë hapur në Tiranë një lokal të ri por, mes qindra bareve dhe restoranteve të kryeqytetit, ky është më i veçanti prej tyre.
Zhdukja e fëmijëve Vetëm gjatë katër viteve të fundit dhjetra fëmijë janë denoncuar si të
humbur, një pjesë e të cilëve nuk janë gjetur edhe sot. Në Ditën
Ndërkombetare te Femijeve te Humbur, shoqeria civile ka kerkuar
vemendjen e te gjitha strukturave shteterore.
Sigurimet e punës së emigrantëve
Madrid Maliqati, një ish-emigrant në Itali, sot 69 vjeç, ka nisur të
protestojë i vetëm përpara dyerve të ambasadës italiane në Tiranë, duke
kërkuar kontributet e derdhura gjatë kohës që ka punuar në Bolzano të
Italisë.