17:40 "Pasdite ne Top Channel"
18:35 Show
Programi i plote
PUBLICITET
Kamëz, luftë për udhëtarët
02/05/2012

Policia ka hasur në rezistencë gjatë një aksioni, të shoqëruar me të shtëna armësh mëngjesin e së mërkures kur një grup i armatosur personash ka hapur zjarr mbi të.

Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë pjesë në një operacion për të ndaluar disa persona të cilët prej dy javësh bllokonin furgonat e udhëtarëve për të favorizuar një nga kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobusa, në linjën Kamëz-Tiranë.

Policia e ndermori aksionin pas ankesave te shumta per kercenime dhe fyerje, ne komisariatin numer 5, qe i perket rajonit te Kamzes.

15 persona
Vrasje
u shoqeruan dhe tete arme u sekuestruan gjate nderhyrjes se policise. Nga 15 te shoqeruarit, u mor masa e arrestit per dhjete prej tyre, te cilet dyshohen se kane qene te armatosur dhe se kane qelluar ne drejtim te policise.

Per te pakten 6 ore, kreret me te larte te policise shqiptare, asistuan ne marrjen e pyetjeve te te shoqeruarve dhe kryen ekspertizat balistike te armeve te sekuestruara, nga ku rezultoi se ato kishin kryer qitje gjate mengjesit te se merkures. Pas perfundimit te ketij ekzaminimi u ngriten edhe akuzat e vrasjes se mbetur ne tentative ndaj per shkak te cilesve te veçanta, si edhe te armembajtjes pa leje.

Ngjarja shokoi banoret e zones, per disa minuta, kur u degjuan bresherite e armeve, nderkohe qe ka tronditur gjithashtu edhe forcat e FNSS-se, te cilat u gjenden ne zjarrin e armeve. Fatmiresisht ne kete ngjarje nuk pati te lenduar, as nga nga radhet e policise, as nga radhet e agresoreve.

Tiranë, vrasje në një lokal nate



Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm përballë Prokurorisë së Tiranës. Pas një sherri banal të ndodhur brenda në lokalin e natës mes klientëve ka ndërhyrë pronari i lokalit N. Doda, i cili ka mbetur edhe viktimë.  Ndërkohë tre persona të tjerë të përfshirë në përleshje mbetën të plagosur. Ata janë nisur pak minuta pas ngjarjes për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, dy prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë për jetën.

Policia nisi punën për identifikimin e autorëve të ngjarjes, ndërkohë që mësohet se ka shoqëruar një grup të madh personash mes të cilave edhe 6 vajza që ndodheshin në lokal. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga kronika
Tiranë, adoleshenti humb jetën në pishina
Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.
Terrorizmi, rrezik mesatar për Shqipërinë
Kompania e sigurimeve “Aon” dhe ndërmarrja për këshillime “The Risk Advisory Group” kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston në to.
Vrasja në Valias, policia: Autor, i biri
Polica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur.
Vizat, Shqipëria rekord refuzimesh
Pas deklarimit të 3 ditëve më parë nga Durrësi se qeveria shqiptare do të punojë për hequr vizat me SHBA, Top-Channel e pyeti kryeministrin Berisha gjatë konferencës për shtyp në Korçë se si mund të rrealizohet kjo.
Gjirokastër, arrestohet shtetasi me 10 kg marijuanë
Policia kufitare në Gjirokastër arrestoi një shtetas, pasi në automjetin në të cilin ai udhëtonte u zbulua një sasi prej 10 kilogramësh marijuanë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.