07:30 "Vetem per te qeshur" R
08:00 Serial "Komploti"
Programi i plote
PUBLICITET
Biznesi i romëve me çadrat
30/04/2012 18:55

Punishtja e çadrave dhe gardheve prej kallamash është shndërruar në shtëpinë dhe punën e dhjetë familjeve rome në zonën e plepave. Xha Mersini tregon se katër vite më parë ata lanë Bilishtin dhe u ngulën në qytetin bregdetar të Durrësit.

“Po hamë bukë 100 veta, nuk fitojmë ndonjë gjë të madhe, por mjafton që hamë”, thotë Xha Mersini, udhëheqësi i të gjithë punës.

Por, çdo punë ka të veçantat e veta. E në këto kushte, përgatitja e një çadre apo një kanistre kërkon kohën dhe mjetet e nevojshme. Një çadër e vogël mund të realizohet edhe për tre orë, por nëse përmasat e saj janë të mëdha kërkon dy ditë punë.

Sa për çmimet, edhe këto ndryshojnë në varësi të përmasve të çadrës. Mund të kushtojë gjashtë mijë lekë, por edhe 30 mijë lekë të reja. Kjo për arsye se edhe materialet për prodhimin e tyre kushtojnë jo pak.

“Këtë kallamin, që të realizojmë një punë të mirë, edhe që klientët të mbeten të kënaqur, ne e blejmë nga Berati dhe Fieri. Nuk kemi mundësi ta korrim vetë. Me këtë kallam që kemi realizojmë një punë të shkëlqtyer, mbase shpenzojmë pak më shumë për produktin përfundimtar, por e rëndësishme është që klientët mbeten të kënaqur nga ne”, shton Mersini.

Prodhimi artistik i këtyre artizanëve nuk ndalet vetëm tek çadrat që më së shumti përdoren në kohën e verës. Një art më vete ata quajnë edhe punën për realizimin e shportave apo koshave të ndryshëm.

“Mund të them edhe për këtë çadër, por kjo shportë është edhe më e vështirë, sepse thurrjet mund të kalojnë në disa vende që nëse bën një gabim e prish fare”, thotë artizani.

Kur prodhon një mall problemi kryesor është tregu, por kjo duket një punë e zgjidhur për këto familje rome. Të fokusuar kryesisht në prodhim për Durrësin apo edhe qytete të tjera bregdetare, xha Mersini tregon se nuk mungojnë kërkesat edhe nga jashtë vendit.

“Mua më kanë ardhur nga Italia, Gjermania, Kosova lajmi që kanë kërkesa, por të plotësojmë një herë kërkesat tona, pastaj mund të punojmë edhe jashtë, bëjmë një brigadë më të madhe, me kismet”.

Megjithëse i lodhur, xha Mersini premton se këtë punë nuk do e lërë deri në fund të jetës së tij. “Ne romët e kemi zanat këtë punë që të punojmë edhe shelgun, edhe çadrat, flasim për zanatin tonë, nuk do ta lemë sa të jemi gjallë”, përfundoi xha Mersini. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga socialja
Nëna i kërkon falje fëmijëve nga burgu
Enkelejda Topi është një zonjë 38-vjeçare e cila vuan dënimin në burgun  e grave 325.
Matura shtetërore
Rreth 50 mijë të rinj do t'i nënshtrohen provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore që startojnë më 31 maj.
Për herë të parë do të vendosen zhurmues në sallat ku do të zhvillohen provimet, për të shmangur kopjo nga interneti dhe administratorët do të jenë mësues të shkollave të ndryshme.
Në tokën e errësirës
Të jetosh mes vështirësive, herë pa rruge, herë pa ujë, here mes problemeve ekonomike, duket se në disa zona është kthyer në një realitet me të cilin banorët ndeshen çdo ditë.
Fëmijët që punojnë në miniera
Plot 200 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç, janë punëtorë në miniera dhe kantiere ndërtimi. Kjo ushtri fëmijësh punon dhe gërmon çdo ditë në miniera, për t’i bërë ballë urisë së përditshme, duke rrezikuar çdo ditë edhe jetën.
Operacioni i tiroideve i dëmton zërin
Statistikat tregojnë se në SHBA, gabimet mjekësore shkaktojnë nga 44 deri në 98 mijë vdekje në vit. Përcaktimi i tyre ka krijuar shumë debate dhe diskutime, pasi ka shumë gabime, nga ato më të të voglat e deri tek më të rëndat.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.