15:57 TF "100 vitrinat"
16:34 Permbledhje Ditore BB6
Programi i plote
PUBLICITET
Zyrtarizohet partia e re, FRD
30/04/2012

Për shumëkënd "Fyma e Re demokratike" është një emër jo shumë modern. Por, partia e re duket se ka punuar mirë në avancë me të rinjtë.

Në takimin e parë të kësaj partie, të rinjtë mbizotëruan në një sallë të tejmbushur. Organizatorët u zunë  disi në befasi nga kjo dyndje, ndonëse takimi u përcoll jashtë godinës edhe me altoparlantë. Në grupin nismëtar gjenden, pa surprizë, emra të tillë si Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Sali Shehu, Saimir Shehri, etj. Kurse në takim ishte edhe Besnik Mustafaj, që është ende anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Si kryetar i këtij grupi nismëtar, deputeti Gazmend Oketa shpjegoi ideologjinë
Profili ideologjik i Frymës së Re Demokratike do të jetë qendra e djathtë, mishëruese e idealeve liberale, me qëllimin e lartë krijimin e kushteve të munguara ose të deformuara në këto 20 vjet të tranzicionit shqiptar

Gazmend Oketa
Kreu i grupit nismetar, FRD
e partisë së re.

"Profili ideologjik i Frymës së Re Demokratike do të jetë qendra e djathtë, mishëruese e idealeve liberale, me qëllimin e lartë krijimin e kushteve të munguara ose të deformuara në këto 20 vjet të tranzicionit shqiptar, për lulëzimin e personalitetit të individit, mbi bazën e parimeve respektimit të ligjit, konkurrencës së ndershme dhe të solidaritetit njerëzor", tha Oketa.

Pas takimit, një pjesë e të pranishmëve nuk humbën kohë për t'u anëtarësuar. Të tërë duket se ndajnë të njëjtin motivim, duke shprehur mendimin se kjo alternativë do të sjellë dicka pozitive në të ardhmen politike të vendit.

Veprimtaria e grupit nismëtar të Frymës së Re Demokratike do të përfundojë me Kuvendin Themelues të Partisë, në vjeshtë. Programi afatgjatë dhe ai elektoral do të miratohen në këtë Kongres. Kurse pyetjes së një përfshirje të mundshme të Presidentit Topi në partinë e re, Gazmend Oketa nuk i dha një përgjigje të prerë.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre ligjeve.
KQZ, konfuzion me vendimet
Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të lerë në fuqi udhëzimet e vitit 2009 për funksionionim e komisioneve të niveleve më të ulëta, reagon Partia Socialiste, për të cilen po shkelet rëndë ligji.
Berisha: Rrugë në çdo fshat
Nga Peshkopia, ku prezantoi kandidatët për qarkun e Dibrës Kryeministri Berisha premtoi atë që e quajti zhvillim i pandalur i Shqipërisë.
Rama: Brenda 4 viteve tapitë e tokave
Ditën e parë të nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht, kryesocialisti Edi Rama e nisi me një bashkëbisedim me fermerët e komunës Rrashbull në Durrës, ku prezantoi kandidatët për deputetë Ilir Beqja dhe Shkëlqim Troplini.
Rama: 77-80 deputetë objektiv real
23 maji, një muaj fiks nga zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, solli edhe hapjen zyrtare të një fushate, të një “count-down” që në fakt ka kohë që ka nisur në Shqipëri.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.