18:33 Show
19:30 Lajmet e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Vritet një shqiptar në Athinë
29/04/2012

Një shqiptar është ekzekutuar me armë dhe një tjetër është plagosur rëndë, gjatë një episodi të dhunshëm që ka ndodhur paraditën e së dielës në lagjen “Menidhi” në kryeqytetin grek, Athinë.

Sipas informacioneve të para një i ri grek ka qëlluar me breshëri automatike ndaj emigrantit shqiptar Dilaver Gjini, 58 vjec dhe në vazhdim ka përplasur me makinën e tij një tjetër shqiptar që tentoi ta ndalonte, 54 vjecarin Flamur Osmenaj.

Policia thotë se cdo gjë ndodhi në momentin që 28 vjecari grek, në rrethana që ende nuk dihen, humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe përplasi një grup emigrantësh të cilët po prisnin në anë të
Vrasje
rrugës me shpresën e gjetjes së një dite pune.

Pas aksidentit dhe sherrit që pasoi ngjarjen i riu grek u largua me shpejtësi për t’u kthyer pak minuta më vone me një karabinë automatike dhe filloi të qëllonte mbi emigrantët. Madje 28 vjecari i ndoqi emigrantët në një distancë rreth 100 metra nga vendi i ngjarjes, ku dhe mundi të arrinte 53 vjecarin shqiptar, mbi të cilin zbrazi armën e tij duke e plagosur rëndë.

Me gjakftohtësi, autori i ngjarjes, u afrua mbi viktimën dhe nga distanca më pak se një metër i dha atij goditjen përfundimtare duke e qëlluar në gjoks.

Ai ka vazhduar ndjekjen e ka shtënë edhe mbi një emigrant pakistanez, i cili u dërgua në spital, për fat jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se ka filluar kërkimet për gjetjen e vrasësit, por deri tani nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

Autoritetet thonë se autori e kreu krimin në rrethana gjaknxehtësie, por analistët e kriminalistikës, thonë se kohët e fundit në Greqi është vënë re një rritje drastike e ksenofobisë dhe racizmit ndaj emigrantëve.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga kronika
Tiranë, përplasje në njësinë nr. 2
Një kontroll i një grupi auditi të Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë është bërë shkak për një konflikt disaorësh.
Sistemi i burgjeve private
Sigurimi i të gjithë burgjeve në Shqiperi u kushton autoriteteve për çdo vit 30 milionë euro, në menyrë që jo vetëm të mos ketë arratisje, por as revolta ose edhe ngjarje të kesaj natyre.
Tiranë, adoleshenti humb jetën në pishina
Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.
Terrorizmi, rrezik mesatar për Shqipërinë
Kompania e sigurimeve “Aon” dhe ndërmarrja për këshillime “The Risk Advisory Group” kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston në to.
Vrasja në Valias, policia: Autor, i biri
Polica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.