06:21 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Eksportet vijojnë rënien
27/04/2012 23:30

Eksportet vijojnë rënien
Eksportet shqiptare ranë për të tretin muaj rresht në mars duke shënuar serinë më të gjatë negative që nga viti 2009.  

Si tremujor eksportet kanë rënë me 12.3 për qind krahasauar me janar marsin e vitit të kaluar, ose e shprehur në vlerë rreth 64 milionë dollarë më pak.

Shifrat tregojnë se shkaku i rënies, më shumë se sa nga energjia tashmë është i lidhur me materialet e ndërtimit dhe metalet.

Sipas INSTAT eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, ishin në tremujorin e parë 47 milionë dollarë më
Ekonomia
të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Tregtia e jashtme po ecën me ritme të ngadalata edhe në kahun tjetër, atë të importeve, të cilat kanë shënuar rritje minimale.

Si tremujor importet janë rritur me 2.1 për qind në vlerë, por në vëllim të dhënat tregojnë për tkurrje të tyre. 

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga ekonomia
Kukës, biznesi i vogël refuzon taksat
Një nga bastionet kryesore të Partisë Demokratike, pikërisht Kukësi, duket se po lëkundet në prag të këtyre zgjedhjeve, duke u joshur nga oferta e Partisë Socialiste për taksën progresive.
Shqipëria fton Maqedoninë
Në forumin e Biznesit dhe Investimeve Shqipëri-Maqedoni, Qeveria shqiptare ka kërkuar rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Ndërtimi ka thelluar krizën
Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave dhe Banka e Shqipërisë tregojnë se ndërtimi është sektori që ka thelluar më shumë krizën në ekonominë shqiptare.
Ekspertët: BSH të ulë normën e interesit
Ekspertët mendojnë se Banka e Shqipërisë duhet të jetë më agresive në uljen e interesave duke ndjekur shembullin e bankave qendrore në Europë dhe SHBA.
Bonot, tjetër minimum historik
Interesat e bonove të thesarit kanë cekur një tjetër minimum historik. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, bonot njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave qeveria merr borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me interes 5.9%.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.