Në Uashington kryeministri Sali Berisha u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner me të cilin biseduan rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri, si dhe përpjekjeve për përmbushjen e rekomandimeve për marrjen e statusit kandidat.
Ajo që ka vlerësuar vecanërisht kryeministri Berisha është mbështetja që Kongresi dhe presidenti amerikan i kanë dhënë shqiptarëve për anëtarësimin e vendit në NATO.
Kryeministri Berisha siguroi kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve se pas kësaj arritje historike, qeveria shqiptare ka si prioritet kryesor anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Europian.
Njoftimi zyrtar thotë se zoti Boehner vlerësoi përpjekjet e kryeministrit Berisha kur e cilësoi si të mrekullueshme punën e tij për të cuar vendin në rrugën e duhur si dhe u shpreh i kënaqur nga raportet që i vijnë Kongresit mbi zhvillimet në Shqipëri.
Gjatë qendrimit në Uashington, zhvilloi një takim edhe me grupin e miqësisë SHBA-Shqipëri, ku marrin pjesë disa kongresmenë të njohur demokratë dhe republikanë, si Eliot Engell, Robert Aderholt, Dana Rohrabaher dhe Stiv Cabot.
Në takim u vlerësuan transformimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, në të gjitha fushat, si edhe potencialet e mëdha që Shqipëria ofron për investitorët amerikanë.
Kongresmenët i konfirmuan kryeministrit mbështetjen e plotë të tyre ndaj Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare në rrugën e reformave. / Top Channel
“Taksat ulen për 95% të shqiptarëve” Edi Rama, gjatë prezantimit në Fushë Krujë të kandidatëve socialistë, Namik Dokle dhe Artur Bushi, tha se “këtu, si asnjëherë tjetër, gjejmë entuziazmin e madh, që sjell energjia e fitores sonë më 23 qershor”. Ky ishte mesazhi i kryetarit të PS, Rama, për biznesin e vogël.
Ngërçi me KQZ-në, Moore në Tiranë
Ngërçi që vijon me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas shkarkimit të Ilirian Muhos nga Parlamenti, pasuar nga dorëheqja e tre anëtarëve të tjerë, sjell fillimjavën e ardhshme në Tiranë drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
Meta me investitorët italianë
Në një takim me investitorë italianë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta premtoi lehtësira për inkurajimin e bizneseve të huaja në Shqipëri.
Leskaj, takime në Novoselë Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Vlorë, Valentina Leskaj
zhvilloi një takim me punonjësit e Stabilimentit të përpunimit të
prodhimeve të detit dhe bretkosave në komunën Novoselë.
Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së
krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së
hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre
ligjeve.