03:24 Film "Irlandezi i Lindur"
04:55 "Pasdite ne TCH"
Programi i plote
PUBLICITET
Shet flokët për 5000 dollarë
27/04/2012

Natasha Moraes de Andrade kishte vite që përmendej për flokët e saj. Në moshën 12-vjeçare, vajza që jeton në nje zone te varfer te Rio de Zhaneiros, ishte mbiquajtur "Rapunzela e vertete". 

Floket e saj 1,6 metra te gjate, nuk i kishte prere asnjehere. Per Natashen, ato ishin nje burim krenarie, por se fundi eshte bindur se mund te ktheheshin fare mire edhe ne nje burim financiar. Pas shume hezitimesh, 12 vjeçarja vendosi t`i prese dhe t'i shese per extension ne kembim te nje shume prej 5.000 dollaresh amerikane, te cilat mjaftojne qe familja e saj te mund te bleje nje shtepi per te qene.

         


Floket e pengonin me perpara Natashen te luante lirisht si te gjithe femijet e te tjere apo te shkonte ne plazh. Larja e tyre kerkonte 4 ore ne jave dhe nje ore e gjysmë duhej cdo dite per krehjen. Kjo ka bere qe perveç parave te siguruara, vajza te mos pendohet per veprimin e saj ndersa thote se ndihet shume mire edhe me veten.

 


"Ne fillim, kur u ula ne poltrone, shpertheva ne lot, por pastaj mu duk sikur rifitova lirine time", rrefen ajo. Floket e Natashes tani nuk jane me te gjata se 40 centimetra dhe kerkojne vetem 5 minuta kohe per t`u lare. Sa per familjen, ajo ka filluar punen per ndertimin e shtepise se re, ku 12-vjeçcarja do te kete nje dhome vetem te sajen.



/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga udhetime
Anije turistike në Prespë
Projekti i për vënien në funksion të një linjë anijesh me energji diellore në liqenin e Prespës duket se më në fund do të vihet në zbatim.
Gjirokastër, kishat po dëmtohen
Në Gjirokastër janë me dhjetëra objekte kulti të ndërtuara gjatë mesjetës së vonë sipas një stili krejt origjinal që po shkojnë drejt degradimit. Kishat monumente kulture të kategorisë së parë gjenden të braktisura.
Syri i Kaltër po dëmtohet
Parku natyror i Syrit të Kaltër në Delvinë po dëmtohet rëndë për shkak se pemët që ndodhen aty po rrezikojnë çdo ditë e më shumë vizitorët. Për shkak të një sëmundjeje që ka prekur pemët ato kanë nisur të thahen dhe një pjesë kanë degraduar tërësisht.
Metro për takime dashurie
Takimet e rastësishme në metro, që më pas shndërrohen në romanca janë skenarë klasike të filmave klasikë. Në jetën reale, vështirë se të rastis të ndeshesh sërish me të njëjtin person që ke flirtuar për pak sekonda apo minuta në një metro, e këto mundësi thuajse zerohen kur bëhet fjalë për kryeqendra urbane me miliona banorë.
Gruaja saudite ngjit Everestin
Një grua saudite ka lënë gjurmën e saj në histori duke arritur majën e malit më të lartë në botë. Raha Moharrak, 25 vjeç, jo vetëm bëhet gruaja e parë saudite që përpiqet të ngjisë malin Everest, por edhe gruaja që arriti majën e tij.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.