Lojërat e kompjuterit largojnë depresionin

20/04/2012 19:50

Të luash lojëra në kompjuter mund të jetë po aq efektive sa trajtimi ndaj depresionit për të rinjtë që kanë probleme të tilla.

Sipas një studimi të ri të publikuar në faqen e British Medical Journal, në vend që të konsultohen ballë për ballë me terapistët adoleshentët duhet të luajnë në kompjuter.

Kjo gjë bën që sindromat e depresionit dhe ankthit të ulen me 35%. Kjo lloj terapie e re sigurisht që është më e lirë dhe më e lehtë për adoleshentët që kanë probleme.

187 të rinj u morën në studim në Zelandën e Re. Të rinjtë u ndanë në dy grupe: grupi i parë u trajtua me psikologë, ndërsa grupi i dytë duke luajtur video-game. Në përfundim të vëzhgimit u vu re se personat më të shumtë që u rehabilituan ishin ata që u trajtuan me lojëra.

Top Channel