18:33 Show
19:30 Lajmet e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Shoqëria Civile për Presidentin
19/04/2012 23:00

Shoqëria Civile për Presidentin
Një grup organizatash të Shoqërisë Civile shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me trajtimin e çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, si një çështje thjesht politike.

Ato rekomandojnë konsensus dhe përfshirje më të gjërë, bashkëpunimi dhe trasparencë më të madhe gjatë kësaj procedure.

Në një deklaratë të përbashkët thuhet se Kreu i Shtetit përfaqëson unitetin e popullit, ndaj e bën të domosdoshme frymën e mirëkuptimit dhe të dialogut konstruktiv gjatë këtij procesi.
 
“Klasa politike, pa dyshim ka një rol të rëndësishëm në këtë proces, por e shikojmë të nevojshme të theksojmë se zgjedhja e kryetarit të shtetit nuk  mund dhe as nuk duhet të jetë monopol i partive politike parlamentare. Konsensusi i gjerë për zgjedhjen e  Presidentit, si dhe diskutimi e konsultimi me grupe të ndryshme shoqërore, si ato të sektorit akademik, të shoqërinë civile, specialistë të shquar të medieve, organizatat e profesionistëve etj., do ta bënin më gjithëpërfshirës dhe transparent këtë proces”, vijon deklarata .

Përfaqësuesit e 10 organizatave thotë se Presidentin e presin sfida të rëndësishme, të cilat lidhen me zhvillimin e vendit dhe zgjerimin e demokracisë, rritjen e mirëqenies së shtetasve, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe integrimin e vendit në strukturat evropiane.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Leskaj, takime në Novoselë
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Vlorë, Valentina Leskaj zhvilloi një takim me punonjësit e Stabilimentit të përpunimit të prodhimeve të detit dhe bretkosave në komunën Novoselë.
Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre ligjeve.
KQZ, konfuzion me vendimet
Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të lerë në fuqi udhëzimet e vitit 2009 për funksionionim e komisioneve të niveleve më të ulëta, reagon Partia Socialiste, për të cilen po shkelet rëndë ligji.
Berisha: Rrugë në çdo fshat
Nga Peshkopia, ku prezantoi kandidatët për qarkun e Dibrës Kryeministri Berisha premtoi atë që e quajti zhvillim i pandalur i Shqipërisë.
Rama: Brenda 4 viteve tapitë e tokave
Ditën e parë të nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht, kryesocialisti Edi Rama e nisi me një bashkëbisedim me fermerët e komunës Rrashbull në Durrës, ku prezantoi kandidatët për deputetë Ilir Beqja dhe Shkëlqim Troplini.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.