Dikur, me shtëpi nënkuptonim ku të na e ndërtonte ndërmarrja pallatin dhe do ta mobilonim si të gjithë të tjerët me mobiliet e ‘Misto Mames’. Madje atëherë bënim dhe shaka se sa shumë shtëpi ngjanin me njëra-tjetrën.

Me kalimin e kohës, dëshira për të plotësuar mungesat e kohës së komunizmit i shtyu shumë njerëz që më shumë se sa të arredonin bukur një shtëpi, të fusnin në të sa më shumë gjëra.

Në vitet e paratë demokracisë shumë personave mund tu kujtohen ende shtëpitë me lule, me zogj, me kolltuqe të rënduara lëkure, tapete me lule, perde me lule të tjera, piktura kineze…

Edhe pse ka njerëz që vazhdojnë ende me këto arredime është vënë re së fundmi një tërheqje drejt individualitetit, arredim i shtëpisë sipas shijes personale. Tre stilet më të përdorura janë klasik ku futet dhe baroku, neoklasik, ndërthurje e modernes me klasiken dhe moderni.

Emisioni i “Pasdites” në “Top-Channel” iu dedikua pikërisht kësaj dileme që kanë shumë persona, midis një shtëpie klasike dhe një tjetre moderne.

Vizita e parë e kamerave të “Pasdites” ishte ajo në banesën ku zonja e shtëpisë, Florinda Shatku, është e dhënë tërësisht pas modelit klasik.

Florinda nuk ka paguar asnjë arredues për mobilimin pasi të kujdeset për shtëpinë është një ndër preferencat e saj. Elementet që e karakterizojnë këtë shtëpi janë punimet me dru, bronz dhe tekstilet në mendafsh.

“Nuk kam marrë arredues pasi më pëlqen ta mobiloj shtepine ashtu siç unë e ndjej dhe unë e kam të qartë në kokën time se çfarë më duhet për shtëpinë”, shprehet Znj. Shatku.

Gjithçka në ambientet e banimit i përket klasikes, madje edhe aksesoret zbukurues. “Unë jam e tillë, ketu e gjej veten. E kam patur pak të vështirë të gjeja gjëra zbukuruese për shtëpinë në stilin klasik, por se fundmi kam zbuluar një dyqan ku aty gjej veten”, shprehet ajo.

Florinda ka shumë kujtime nga paraardhesit e saj dibranë dhe ruan me fanatizëm objektet antike që e rikthejne në kohën e saj vajzërore. Mes objekteve që tregon, nuk mund të mungojë vorba e groshëve, një bonboniere dhe një minibar i madh druri.

Në ambientin e ngrënies, Sharku tregon arredimin ku duket disi i rëndë, por gjithçka është në vendin e saj, ashti siç e kerkon edhe tipologjia e stilit klasik.

Kalojmë në dhomën e fjetjes. Menjëherë të bien në sy kuverda dhe perdet e mëndafshta. Edhe këto janë të trashëguara.

Florinda nuk mendon se do të ndryshojë ndonjëherë stilin e saj të të arreduarit të shtëpisë. Ajo do të mbetet besnike e stilit klasik.

Shtëpia moderne

Në këtë vilë pothuajse gjithçka i është besuar arredueses. Matilda Pando ka disa muaj që kujdeset për të kompletuar këtë ambjent banimi. Edhe pse shtëpia nuk mund të quhet e përfunduar, ajo ka marrë formën e saj për të kuptuar se çfarë stili i përket. Duket që në këtë shtëpi të zotët e saj nuk kanë kursyer.

“Kur hyra në këtë vile fillimisht mendova fasadën e jashtme për të marrë një spunto se çfarë stili do të përdor. Kam përdorur më shumë stilin modern dhe e kam ndërthurur me stilin neoklasik”, shprehet Matilda.

“Arredimi është në funksion të ndarjes funksionale të banesës duke ndarë zonën e ditës me atë të narës. Zonat nuk janë ndarë me parete të dukshme, port ë pjesshme”, shton arreduesja.

“Tek mobiljet, për të bërë një lidhje midis klasikes së re dhe moderns kemi përdorur drurin me rifiniturën e vet natyrale, por kemi përdorur lyerjen e llakuar për më shumë shkëlqim”, thekson Matilda.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel