Ueston ose qyteti kundër argëtimit. Kështu po thirret gjërësisht në Shtetet e Bashkuara qyteti, pas vendimit të autoriteteve lokale për të ndaluar të gjitha diskotekat dhe ambjentet e tjera argëtuese të këtij lloji.
Vendimi në fjalë është marrë nga kryebashkiaku i Ueston me argumentimin se ato janë burim krimi, zënkash, shpërndarje droge, prostitucioni e madje edhe vrasjesh.
“Vendimi është dhënë për të ulur nivelet e larta të dhunës e krimit. Ata që nuk janë të kënaqur nga ky vendim, mund të frekuentojnë diskotekat e qytetit fqinj”, deklaroi kryebashkiaku Eric Hersh.
Nga vendimi në fjalë janë përjashtuar shkollat e muzikës dhe baletit. / Top Channel
Metro për takime dashurie Takimet e rastësishme në metro, që më pas shndërrohen në romanca janë skenarë klasike të filmave klasikë. Në jetën reale, vështirë se të rastis të ndeshesh sërish me të njëjtin person që ke flirtuar për pak sekonda apo minuta në një metro, e këto mundësi thuajse zerohen kur bëhet fjalë për kryeqendra urbane me miliona banorë.
Gruaja saudite ngjit Everestin Një grua saudite ka lënë gjurmën e saj në histori duke arritur majën e
malit më të lartë në botë. Raha Moharrak, 25 vjeç, jo vetëm bëhet gruaja
e parë saudite që përpiqet të ngjisë malin Everest, por edhe gruaja që
arriti majën e tij.
Itali, “arrestohet” qenushi Një qenush i llojit dhelpër, 5 vjeç dhe me peshë 2 kile e gjysmë bashkë me gëzof, ka përfunduar në “arrest shtëpie”.
Presidenti më i varfër në botë
Quhet Jose ‘Pepe’ Mujica, president i Uruguajit, i njohur ndryshe si kryetari i shtetit më i varfër në botë.
Kodi i ri Rrugor, patenta vlerësohet 20 pikë Prej dy vitesh diskutohet vendosja e një rregulli të ri, të fortë në
sistemin e qarkullimit rrugor. Rreth një vit më parë, Kodi Rrugor
ndryshoi disa nene që katërfishonin gjobat, por numri i aksidenteve të
ndodhura deri më tani duket se nuk kanë dhënë rezultat.
Lajmet kryesore
Konventa Kombëtare e PS-së Rama: Me trenin e qytetarëve drejt Europës ose me trenin e mallrave drejt humnerës