Panairi i poçerisë në Korcë

14/04/2012 00:25

Në vigjilje të festës së Pashkës Ortodokse në Korcë është celur në qytet Panairi i Pocerisë.

Me dhjetëra stenda ku janë ekspozuar punime të ndryshme pocarie, janë ngritur për të disatin vit rradhazi në sheshin para katedrales “Ringjallja e Krishtit”. Tregetarët por edhe artizanët korcarë ekspozojnë dhe tregëtojnë produket e traditës në baltë e qeramikë
       
Qyteti i Korçës është një nga qytetet që shquhet për traditën dhe artin e poçerisë.  Zhvillimi i kësaj tradite është kultivuar sidomos gjatë festimit të Pashkëve kur njerëzit blejnë produkte balte në kujtim të shpirtit dhe për një mbarësi në familje.

Top Channel