00:00 Lidhje Direkte me Shtepine e BB6
01:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Mitrovicë, shqiptarët heqin barrikadën serbe
13/04/2012

Banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, të mbetur të izoluar nga barrikadat serbe, pas përpjekjeve të dështuara të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve për t’i zhvendosur ato, janë organizuar e kanë ndërmarrë nisma personale për lirimin e rrugëve.

Pak orë pas zërave të Prishtinës zyrtare se, mund të ketë ndonjë intervenim të njësisë speciale siç ishte ai i 25 korrikut, serbët me anë barrikadave kishin bllokuar rrugët e zonës.
 
Për shqiptarët mungon dora e shtetit të Kosovës, banorët e fshatrave Ceraj, Bistrice dhe Koshtove e Vllahis duket se janë detyruar që situatën ta marrin vete nën kontroll.  Banorët shprehnin hapur ankthin e përditshëm.
 
Mungesa e sigurisë për familjet e tyre,
Kosova
i ka detyruar të bëjnë rolin e ushtarit. Të armatosur deri në dhëmbë ata po sigurojnë familjet.
 
Përveç që kryejnë rolin e ushtarit, banorët e zonës të premten rreth orës 18:00 kryen një mision sa të rrezikshëm aq edhe të rëndësishëm.
 
Mbase e pabesueshme por, në sy të KFOR-it fshatarët hoqën barrikadën me të cilën serbët iu kishin bllokuar rrugën.
 
Ndërkohë, spektatorët e ngjarjes ishin pikërisht paqruajtësitë e KFOR-it, ata që do të duhej të kryenin këtë punë.
 
Deri këtu, misioni përfundoi me sukses mirëpo, vigjilenca e shqiptarëve nëpër malet e Shalës së Bajgores vazhdon edhe në këto caste,  për sa kohë dora e shtetit do të mungojë në këtë pjesë të quajtur Veriu i Kosovës.

Mitrovicë, protestë kundër EULEX-it

Më herët gjatë së premtes të rinjtë kanë protestuar për gjysmë ore para selisë së EULEX-it në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie ndaj punës së këtij misioni.

Ata kanë protestuar me pankarta me mbishkrime shqip e anglisht si “Turp” dhe “Po përkëdhelni kriminelët në veri”.

Musa Damati, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal ka thënë se EULEX-i me sjellje të njëanshme është duke provokuar haptazi durimin dhe maturinë e qytetarëve të Mitrovicës.

“Ndërsa në veriun e Mitrovicës arrestojnë dhe vrasin policët tanë, rrahin dhe vrasin bashkëqytetarët tanë, misioni i EULEX-it njësitet e veta i aktivizon vetëm atëherë kur
është e nevojshme arrestimi dhe burgosja e ish-ushtarëve të UÇK-së”, ka deklaruar Damati.

“Në qoftë se EULEX-i vazhdon të sillet në këtë formë të njëanshme, atëherë të rinjtë e qytetit të Mitrovicës do të organizohen në mënyrë masive dhe do të radikalizojnë format e ushtrimit të presionit publik mbi këtë mision”, ka theksuar ai.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Mëngjesi i lutjeve në Prishtinë
Një ngjarje e cila kishte për qëllim shprehjen e vullnetit të mirë dhe dëshirën për paqe në gjithë botën, doli të mos jetë krejtësisht e tillë. Takimi i dhjetë i europës jug-lindore “Lutjet e mëngjesit”, i cili u mbajt këtë vit në Prishtinë u shfrytëzua nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Brendshme të Serbisë Vladimir Bozhovic për të shfaqur bindjet e tij politike.
Kosovë, mbahen Lutjet e Mëngjesit
Në Prishtinë po mbahet takimi i 10-të i vendeve të Evropës Juglindore, Lutjet e Mëngjesit, ku marrin pjesë krerë shtetesh, ministra e deputetë nga gjithë rajoni, si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Arrest shtëpie ish-anëtarëve të UÇK-së
Nga 30 ditë arrest shtëpiak është masa që u ka caktuar gjykatësi i EULEX-it 7 ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga rajoni i Drenicës. Ai ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit italian të EULEX-it, Maurizio Salustro, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Korrupsioni pengon investimet
Pas furnizimit me energji elektrike, korrupsioni konsiderohet si fenomeni, që pengon më së shumti investimet e huaja në Kosovë.
Prishtina miraton planin e zbatimit
Qeveria e Kosovës i jep dritën jeshile zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Prishtinës së Beogradit. Zbatimi i tërsishëm i planit pritet të bëhet brenda gjashtë muajsh.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.