Mitrovicë, shqiptarët heqin barrikadën serbe
13/04/2012
Banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, të mbetur të izoluar nga barrikadat serbe, pas përpjekjeve të dështuara të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve për t’i zhvendosur ato, janë organizuar e kanë ndërmarrë nisma personale për lirimin e rrugëve.
Pak orë pas zërave të Prishtinës zyrtare se, mund të ketë ndonjë intervenim të njësisë speciale siç ishte ai i 25 korrikut, serbët me anë barrikadave kishin bllokuar rrugët e zonës.
Për shqiptarët mungon dora e shtetit të Kosovës, banorët e fshatrave Ceraj, Bistrice dhe Koshtove e Vllahis duket se janë detyruar që situatën ta marrin vete nën kontroll. Banorët shprehnin hapur ankthin e përditshëm.
i ka detyruar të bëjnë rolin e ushtarit. Të armatosur deri në dhëmbë ata po sigurojnë familjet.
Përveç që kryejnë rolin e ushtarit, banorët e zonës të premten rreth orës 18:00 kryen një mision sa të rrezikshëm aq edhe të rëndësishëm.
Mbase e pabesueshme por, në sy të KFOR-it fshatarët hoqën barrikadën me të cilën serbët iu kishin bllokuar rrugën.
Ndërkohë, spektatorët e ngjarjes ishin pikërisht paqruajtësitë e KFOR-it, ata që do të duhej të kryenin këtë punë.
Deri këtu, misioni përfundoi me sukses mirëpo, vigjilenca e shqiptarëve nëpër malet e Shalës së Bajgores vazhdon edhe në këto caste, për sa kohë dora e shtetit do të mungojë në këtë pjesë të quajtur Veriu i Kosovës.
Mitrovicë, protestë kundër EULEX-it
Më herët gjatë së premtes të rinjtë kanë protestuar për gjysmë ore para selisë së EULEX-it në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie ndaj punës së këtij misioni.
Ata kanë protestuar me pankarta me mbishkrime shqip e anglisht si “Turp” dhe “Po përkëdhelni kriminelët në veri”.
Musa Damati, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal ka thënë se EULEX-i me sjellje të njëanshme është duke provokuar haptazi durimin dhe maturinë e qytetarëve të Mitrovicës.
“Ndërsa në veriun e Mitrovicës arrestojnë dhe vrasin policët tanë, rrahin dhe vrasin bashkëqytetarët tanë, misioni i EULEX-it njësitet e veta i aktivizon vetëm atëherë kur është e nevojshme arrestimi dhe burgosja e ish-ushtarëve të UÇK-së”, ka deklaruar Damati.
“Në qoftë se EULEX-i vazhdon të sillet në këtë formë të njëanshme, atëherë të rinjtë e qytetit të Mitrovicës do të organizohen në mënyrë masive dhe do të radikalizojnë format e ushtrimit të presionit publik mbi këtë mision”, ka theksuar ai.
Kurti: Thaçi shërbëtor i Serbisë Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e quan kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, shërbëtor të zellshëm të aspiratave të Serbisë.
VV djeg paktin me Serbinë Lëvizja Vetëvendosje e djeg në mënyrë simbolike marrëveshjen e arritur më 19 prill, midis Kosovës dhe Serbisë, dhe fton qytetarët të bashkohen në protestë kundër saj, të enjten në orën 9:00.
Arrestimet, Skënderaj proteston Komuna e Skënderajt, për dallim nga të tjerat, ka shënuar 14-vjetorin e çlirimit duke protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj paraburgosjes së 7 ish-pjestarëve të UÇK-së që vijnë nga ky rajon.
Kosovë, Bujar Bukoshi shpallet i pafajshëm
Ish-ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Bujar Bukoshi është çliruar nga akuza e ngritur ndaj tij për aferë korruptive në rastin e tenderit për kompaninë "Jona Med".
Thaçi: Zbatimi i paktit, pa alternativë
Nuk do të ketë këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk do të
ketë as Shqipëri të madhe. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Kosovës,
Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën vjeneze “Die Presse”.