23:18 Top Show
01:10 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
“Kleçka”, Limaj sërish nën akuzë
30/03/2012

“Kleçka”, Limaj sërish nën akuzë
Dëshmitë e X-it të hedhura poshtë një javë më parë nuk i dhanë fund procesit “Kleçka”. Gjykata e Qarkut vendosi vazhdimin e procesit gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve e tij, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala, kësaj radhe për përgjegjësinë që Limaj si komandant i zonës së dytë operative të UÇK-së kishte lidhur me ngjarjet në Kleçkë.

“Ekzistojnë  prova të tjera mbi të cilat ky proces gjyqësor do të vazhdojë, këto prova aplikohen për ata të pandehur të cilët kanë qenë në pozita komanduese”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Xhonaton Karoll gjatë seancës.

Ky vendim i gjykatës befasoi shumë palën mbrojtëse, por edhe të pandehurit.  Fatmir Limaj gjatë seancës i shqetësuar tha se “Nuk kemi kohë për këto gjëra dhe se prova të tjera nuk ka”.  Nga ana tjetër
Ekzistojnë prova të tjera mbi të cilat ky proces gjyqësor do të vazhdojë, këto prova aplikohen për ata të pandehur të cilët kanë qenë në pozita komanduese

Xhonatan Keroll
Kryetar i Trupi Gjykues
avokatët kritikuan panelin prej tre gjyqtarësh për tejkalim kompetencash, ndërsa theksuan se përgjejgësia komanduese nuk përmendet askund në aktakuzën e ngritur nga prokuroria.”

“Ky është një vendim i paprecedent. Do ta them atë që e thashë në edhe gjyq.  Gjykatësi i kishte mbyllur dëgjimet,Prokurorisë iu dha mundësia që t'i thërrasë dëshmitarët në gjykatë, por prokuroria nuk deshi ta bëjë këtë. Prokurori u mbështet në deklaratat me shkrim, Atij pastaj iu dha një tjetër mundësi që të dërgojë me shkrim fjalën përfundimtare dhe në përgjigjen tonë me shkrim që dhamë ne e informuam gjykatën që prokurori ka qenë neglizhent në këtë cështje dhe nuk ka arritur të japë asnjë dëshmi për fajin e të akuzuarve. Në fjalën e tij të shkruar një faqëshe ai nuk ka asnjë arsye, e aq më pak, arsye bindëse se pse akuzat ndaj Fatmir Limajt duhej të vërtetoheshin. Natyrisht ne do të shohim se për cfarë prokurori akuzon me të vërtetë dhe do të përgjigjemi”, deklaroi Karim Khan, avokati i Limajt.

Trupi gjykues nuk tregoi për rrugën që do të marrë ky proces duke thënë se kjo do të kuptohet javën e ardhshme.

Të fituar nga i gjithë ky proces dolën gjashtë të akuzuarit e tjerë. Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Sabit Shala, Refki Mazreku, Besim Shurdhaj dhe Shaban Shala mbi të cilët rëndonin akuza pothuajse të njëjta për krime lufte ndaj popullatës civile dhe robërve të luftës, janë shpallur të pafajshëm dhe përfundimisht u liruan  nga të gjitha këto akuzat.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Takimi Thaçi-Daçiç pa rezultat
Bisedimet dy ditore në Bruksel, mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, u mbyllën pa arritjen përfundimtare të një marrëveshjeje, për planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Kosovarët, të ndarë për dialogun
Shtetasit e Kosovës rezultojnë të ndarë kur është në pyetje dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kosova mban Lutjet e Mëngjesit
Kosova, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë më 2008, do të jetë mikpritëse e qindra të ftuarve nga mbarë bota.
PDK dhe AAK: Asnjë të fshehtë me financimet
Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe deputeti i AAK-së, Burim Ramadani kanë reaguar pas publikimit të raportit për financimin e partive politike nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Kosovë, nga e mërkura stop duhanit
Duke filluar nga kjo e mërkurrë në Kosovë ndalohet pirja e duhanit në të gjitha hapsirat publike. Pra, më 22 të këtij muaji ka hyrë në fuqi ligji i ri mbi kontrollin e duhanit dhe ligj i ri për shëndetësinë, që për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë llogaritet të jetë si hapi më i rëndësishëm i ndërmarrë drejt reformës në këtë sektor.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.