Përse njerëzit ecin mbi dy këmbë?

20/03/2012 17:10

Paraardhësit tanë mund të jenë ngritur të ecin mbi dy këmbë, vetëm sepse kështu mund të mbanin më shumë ushqim me dy duart e lira.

Ky është përfundimi i arritur nga disa antropologë, të cilët në studimin e shimpanzeve, kanë arritur në përfundimin se aftësia për të ecur me dy këmbë luan një rol vendimtar në mbijetesën e species.

Në fakt, në botën e kafshëve, shimpanzetë janë të vetmet kafshë që kanë monopolin e të ecurit në mënyrë të ngjashme me njeriun.

Ndonëse provat e qarta mungojnë, skuadra e formuar nga ekspertë të Universitetit të Kembrixhit dhe Kiotos në Japoni, vlerësoi se është praktikisht i njëjti proces ai që ka ndodhur edhe me njeriun.

”Ecja mbi dy këmbë mund të jetë një produkt evolucioni i strategjisë së përdorur nga paraadhësit tanë për të siguruar ushqimin e tyre. Megjithatë, gradualisht, ishte kjo aftësi ajo që bëri diferencën e madhe në botën e kafshëve”, vlerësoi profesori McGreë, në një artikull të publikuar në disa revista shkencore.

Studimi u motivua nga vëzhgimi i sjelljes së shimpanzeve në pyllin e Bosusë, në Guine, ku u vërejt se shimpanzetë, atëherë kur nuk arrinin të gjenin një ushqim të bollshëm, ngriheshin mbi dy këmbë dhe mbanin ato që gjenin në dorë, për të shmangur bërjen e disa rrugëve.

Top Channel